• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Veliaj: Basha e injoroi kërkesën e familjes së Sokol Olldashit për t’i vendosur emrin një rruge
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Veliaj: Basha e injoroi kërkesën e familjes së Sokol Olldashit për t’i vendosur emrin një rruge

7 April, 2021 Delo.autor Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik i PS në kryeqytet, foli këtë mëngjes në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, në News24, për vendimet e marra dje në Këshill Bashkiak dhe projektet e reja për Tiranën.

Veliaj tha se janë falur 988 gjoba të vëna për ato familje që pas tërmeteve të datës 21 shtator dhe 26 nëntor 2019 filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme.

“Vendimi për falje gjobash është marrë që në tetor të vitit të kaluar, kur nuk kishte zgjedhje. Është një përsëritje copy-paste e një vendimi që ne morëm dhe vjet”, u shpreh Veliaj.

Ai sqaroi se si u mor vendimi që një rrugë në Tiranë të mbajë emrin e Sokol Olldashit.

“Për emërtimin e rrugës ‘Sokol Olldashi’ zbuluam që një kërkesë ishte bërë nga familja që në administratën Basha, por mesa duket nuk ishte marrë në shqyrtim, kështu që  na u soll në vëmendje dhe thamë po patjetër”, pohoi Veliaj.

Ndërsa tha se puna në Tiranë nuk ndalet, si me shkollat e reja, ashtu edhe me konviktet apo me projekte si Kopshti Zoologjik, zgjatimi i Lanës apo Unaza e Madhe.

“Sot në Tiranë po bëhen 40 shkolla të reja që nuk është pak. Do jetë fushata e parë që ne do të shpëtojmë nga shkollat me dy turne. Gjithashtu kemi mbaruar konviktet tek Inxhinieria. Po bëhen dy konviktet tek Universiteti i Mjekësisë, tetë konvikte të reja tek Universiteti Bujqësorë që më përpara ishin të zaptuara” sqaroi Veliaj.

Për projektet e reja kryebashkiaku tha: “Do vazhdojmë gjysmën tjetër të Unazës që shkon në drejtim të Paskuqanit përgjatë Blv të Ri, përfundon në Tufinë dhe takohet me rrethrrotullimin e Shkozës. E dyta do të vazhdojë zgjatimi i Lanës. Mbaroi zgjatimi nga Materniteti i ri, nga Brryli deri në Shkozë ku lidhet me Unazën. Do vazhdojë nga “Pallati me shigjeta” deri ne Kashar me tre korsi për makinat, një korsi biçiklete, brezi i gjelbërt i Lanës dhe sigurtisht do të ketë një zhvillim të të gjithë zonës”, përfundoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Vaksina e Sinovac e rrit imunitetin 99% pas dy dozave
Previous article KORONAVIRUSI/ New York Times: Ja si funksionon vaksina e Sinovac (që po bëhet dhe në Shqipëri)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT