Kryeministri Edi Rama i ftuar në “wake up” ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama është pyetur nga gazetarët nëse e mendon humbjen në zgjedhje. Kryeministri tha se në cdo jetë ka edhe dështime, por që ai në një garë hynë vetëm për fitore.
“Jeta ka mundësinë e dështimit dhe të rrëzimit, por unë asnjëherë unë nuk hyjë në një ndeshje me idenë për të humbur por për të fituar.
Në gjithë botën zgjedhjet janë njësoj, që të fitojë njëri duhet të humbë një tjetër. Unë nuk kam asnjë frikë nga një votë kundër që vjen në formën e një uragani.
Me 25 prill PS do fitojë. Ne do të kemi një rezultat më të mirë se në 2017-n,” tha kreu i qeverisë.
Ndër të tjera ai u pyt se nëse retorika në fushatë është një shmangie për të mos bërë bilancin në 8 vite të qeverisjes së tij.
Kryeministri është përgjigjur se nuk është shmangur nga bilanci, teksa tha se është krenarë për punën që ka bërë.
“Nuk kam pasur asnjë moment shmangie. Jam krenar! Mjafton të marrësh një sektor dhe ta shohësh ndryshimin e bërë krahasuar me ditën që ia nisëm.
Është ndryshim si nata me ditën. Nga ana tjetër, nëse nisemi nga ku duam të shkojmë jemi në mes të rrugës.
Jemi në luftë që nuk mund ta lëmë në mes. Është shumë e artikuluar ajo unë punoj, ai fle gjumë.
Ata nuk mund ta marrin në dorë fatin e vendit. Ata nuk kanë ndryshuar, dhe nuk kanë ndërmend të ndryshojnë,” tha Rama.


