• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA TRONDITËSE/ Vrasjet e bujshme të 1997, si e ekzekutoi Altin Dardha gruan shtatzënë (VIDEO)
Home
Breaking News

HISTORIA TRONDITËSE/ Vrasjet e bujshme të 1997, si e ekzekutoi Altin Dardha gruan shtatzënë (VIDEO)

7 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një memorial në hyrje të Beratit shërben si kujtesë e fortë e krimeve monstruoze të bandave në vitin 1997. 19-vjeçarja Etleva Kaçeli u ekzekutua në 1 Gusht të vitit 1997 pa asnjë shkak, teksa ecte në trotuar.

Historinë e Etlevës e bën edhe më të të dhimbshme fakti se ajo priste të bëhej nënë për pak muaj. Dëshmitarët dhe policët e kohës thonë me siguri se ajo u vra nga banditi famëkeq Altin Dardha.

“Nuk janë legjenda, pasi edhe unë në detyrat që kam kaluar kam dëgjuar që janë vrarë duke udhëtuar, duke i grabitur, edhe për mburrje njëri me tjetrin, janë bërë masakra” u shpreh Lefter Maliqi, Ish- Shef Krimesh në Berat.
“Nuk janë legjenda, është fakt që vrasja e asaj gruas, në hyrje të Beratit, por arsyet unë në fakt nuk mund ti them, dhe asnjëherë nuk shkova për arsye se ngjarjet ishin aq të dendura si kalonte dita kishte ngjarje tjetër” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.

“Për sa i perket gruas shtatëzanë u vra se ishte gruaja e dikujt që Dardha kishte vrarë dhe kur morri vesh që priste djalë e vrau me arsyetimin që do rritet e do e kem hasëm” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi. Ky person është një ish punonjës policie. Gjatë kohës së përplasjes mes bandave ai ka shërbyer përkrah dëshmorit të atdheut Ilir Ngresi. Ai jeton në një vend evropian me identitet tjetër pasi është kërcënuar nga grupi që ekzekutoi Ngresin.

“Jetoj jashtë prej 20 vitesh dhe në Shqipëri familjarët e të afermit dinë vetëm shtetin ku jetoj” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi. Historia e vajzës shtatzënë që u vra në rrugë bën pjesë edhe në librin e autorit Italian Andrea Galli të titulluar “Gjuetarët e mafiozëve”. Aty, nuk zbulohet identiteti i saj por thuhet se Altin Dardha e vrau pasi mbante në bark fëmijën e një armiku të tij.

“Këtu janë vrarë njerëz pa emër, ose pse kalon kjo grua shtatzënë” u shpreh Hasan Ahmetaj, Arkivë Shkurt 99. Shumë pranë vendit ku u vra 19-vjeçarja, ndodhet edhe memoriali i Kujtim Agalliut. Sipas dëshmitarëve, ai u vra vetëm se iu lut bandës të mos i binin më qafë vajzës. Policia, nuk bëhej fjalë të ndërhynte në ato kohë.

“Gjatë atyre viteve janë vrarë shumë, madje kemi bërë veprime ku janë gjetur të djegur pas 97-ës, njerëz të djegur e masakruar nga këto banda” u shpreh Lefter Maliqi, Ish-Shef Krimesh në Berat.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Britania e Madhe vaksinon 60% të popullsisë së rritur, 3 në 5 qytetarë kanë marrë dozën e parë
Previous article KORONAVIRUSI/ Rekord i zi në Brazil, 4 mijë viktima nga COVID-19 në vetëm 24 orë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur… Aktualitet

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT