• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI NË SHKODËR/ Makina e autorëve e vjedhur para 1 viti në Tiranë, ndërruan…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI NË SHKODËR/ Makina e autorëve e vjedhur para 1 viti në Tiranë, ndërruan…

6 April, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 46-vjeçarit Bardhok Pllanajt në Dobraç të Ri në Shkodër, mbrëmjen e së dielës. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, nga hetimet e deritanishme të kryera nga Policia e Shkodrës ka rezultuar se mjeti i përdorur nga autorët në krim, i cili u dogj menjëherë pas ngjarjes, tip “Passat”, me targa FV140MT, është i vjedhur 1 vit më parë në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera nga grupi hetimor, burimet bëjnë me dije se ka rezultuar që autorët i kishin ndërruar targat e këtij mjeti përpara se të kryhej krimi, 50 metër larg banesës së 46-vjeçarit Pllanaj.

Report Tv siguron foton nga momenti i fundit ku makina e autorëve tip “Passat” ndjek makinë e Bardhok Pllanaj, 46 vjeç, pak para ekzekutimit me armë zjarri. Foto është e një kamere të sigurisë në ambientet e një biznesi në afërsi dhe tregon lëvizjet e fundit të “kumbarit”, i cili u bë shosh nga plumbat e vrasësve gjakftohtë. Ai po udhëtonte me makinë drejt Malësisë së Madhe, por është ekzekutuar rrugës.

1617729922_pllanaj001.jpg

Foto nga momenti kur automjeti i Bardhok Pllanajt ndiqet nga atentatorët vetëm pak çaste para se të ekzekutohej

Kur janë bërë tashmë 48 orë nga vrasja, akoma askush nuk është i dyshuar. Grupi hetimor vijon hetimet, ndërsa përveç provave të mbledhura po ndërton dinamikën e saktë të vrasjes, e cila do të ndihmoj në qartësimin e misterit.

Dyshohet se pjesë e këtij atentati janë jo pak, por të paktën gjashtë persona, të cilët kanë patur punët të ndara, me synim eliminimin me çdo kusht të Bardhok Planajt. Dy prej tyre kanë qenë qitësit, dy të tjerë drejtues mjetesh, respektivisht të makinës “Passat” që u shkrumbua pas krimit dhe të makinës që largoi killerët profesionistë nga vendi krimit.

Po ashtu, hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë edhe për dy persona të tjerë, puna e të cilëve është bazuar në këqyrjen dhe vëzhgimin e lëvizjeve të “kumbarit”, i cili iu dorëzua plumbave fiks në orën 20:44 të mbrëmjes së të shtunës.

Pas vrasjes, makina u gjet e djegur brenda së cilës policia gjeti 2 armë zjarri automatikë model 56, 4 krehër dhe 18 gëzhoja. Armatimi i gjetur në makinën e shkrumbuar pritet t’i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin e Policisë Shkencore, shpresën e gjetjes së ndonjë prove. Po ashtu, policia është vënë në lëvizje edhe për komunikimet e fundit që mund të ketë kryer Pllanaj para se të ekzekutohej. Gjithashtu, po ekzaminohen aparatet e tij celular, ndërsa në fokus janë edhe kompanitë celulare, të cilat pritet të vënë në dispozicion tabulatet telefonike.

Report Tv siguroi ditën e djeshme video nga momenti i ekzekutimit të Pllanajt, ku në makinën dhe trupin e viktimës u qëlluan më shumë se 100 plumba. Edhe pse është ende herët, pista kryesore në tryezën e grupit hetimor është hakmarrja nisur nga dënimet dhe e shkuara e tij. Deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAP SONDAZH/ Basha: A doni ndryshim apo jo? Komentoni!
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Mesfushori De Bruyne dhuron spektakël dhe ndëshkon Dortmund (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT