• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Merkel nis raundin e ri të bisedimeve për t’i dhënë fund bllokimit politik në Gjermani
Home
Europë

Merkel nis raundin e ri të bisedimeve për t’i dhënë fund bllokimit politik në Gjermani

7 January, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur një raund të ri bisedimesh të koalicionit në një përpjekje për t’i dhënë fund bllokimit politik të vendit.

Më shumë se tre muaj pas zgjedhjes së saj, Gjermania është ende pa një qeveri të re.

Sot fillojnë bisedimet testuese për mundësinë e një koalicioni të ri mes unionit konservator dhe socialdemokratëve. Bisedimet u bënë të detyrueshme pas dështimit të bisedimeve për koalicionin e njohur si Xhamajka.

Shumë e shohin këtë si shansin e saj të fundit për të formuar një koalicion të qëndrueshëm.

Bisedime për mundësinë e rifreskimit të koalicionit me bazë të gjerë për herë të dytë pas mandatit të kaluar këtë të dielë (07.01): Jo për koalicionin Xhamajka, të njohur si koalicioni i konservatorëve, të gjelbërve dhe liberalëve, FDP, i cili dështoi si mundësi në fund të vitit të kaluar, por atë mes unionit dhe SPD-së. Kësaj here të dy partitë e mëdha gjermane, që qeverisën edhe në katër vitet e kaluara nuk duan të humbasin kohë. „Kësaj here do ta bëjmë shpejt dhe me stabilitet”, tha kryetari i partisë socialdemokrate, Martin Schulz për gazetën „Aachener Nachrichten„. SPD është gati që „në pesë ditët e ardhshme të arrijë në një përfundim”. Ndërkohë edhe zëvendëskreu i partisë CDU, Thomas Strobl është shprehur për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, se „tani duhet të japim gaz dhe të kemi temp. Duhet të prodhojmë shpejt rezultate.”

„Bëhet fjalë për vendin, jo individin”

Edhe zëvendëskryetarja e partisë CDU, Julia Klöckner është shprehur para fillimit të bisedimeve të dielën, se „bëhet fjalë për vendin, dhe jo për partitë apo individë të veçantë.” Ajo që dihet, theksoi Klöckner, është që duhet të ketë gatishmëri për kompromise për të krijuar një qeveri të stabilizuar. Ndërsa politikanja socialdemokrate, Malu Dreyer këshillon që „të mos e vendosim në krye të axhendës çështjen e refugjatëve”. Në bisedimet për Xhamajkën tha ajo, tema të rëndësishme si barazia në politikën shëndetësore, kujdesin ndaj të moshuarve, papunësia apo ndërtimi i apartamenteve të reja kaluan në plan të dytë. Kjo nuk duhet të ndodhë tani, tha ajo për gazetën “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”.

Deri të premten e javës së ardhshme, partitë kryesore si ajo kristiandemokrate CDU dhe kristiansociale, CSU dhe partia socialdemokrate, SPD duan të krijojnë qartësi, nëse krerët e partisë do t’u rekomandojnë organizmave të partisë futjen në bisedimet e koalicionit. Lidershipi socialdemokrat ka nevojë edhe për miratimin e bazës së partisë për të filluar bisedimet për koalicion me konservatorët. Votimi do të bëhet më 21 janar në Bonn.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Katër shenjat e horoskopit që do të jenë më të lumtura në vitin 2018
Previous article Momenti i duhur për të gjetur kuptimin e vërtetë të punës, çfarë thonë studimet

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT