• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI NË SHKODER ME 79 PLUMBA/ Zbulohet përse Bardhok Pllanaj ishte në spital para se ta vrisnin. Çfarë tha dëshmitari
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI NË SHKODER ME 79 PLUMBA/ Zbulohet përse Bardhok Pllanaj ishte në spital para se ta vrisnin. Çfarë tha dëshmitari

5 April, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar detaje nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:07 në lagjen “Dobraç”, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u konstatua një makinë e djegur. Policia konstatoi se automjeti i djegur ishte rreth 250 metra pa shkuar tek rruga kryesore, ku ndodhej mjeti i tipit Range Rover, në të cilin u ekzekutua Pllanaj.

“Vendi i ngjarjes fillon në një distancë rreth 100 metër pa shkuar tek mjeti i viktimës, ku në rrugë pranë trotuarit u konstatuan në mënyrë të crregullt gëzhoja automatike mod.56 të cilat shkonin deri në afërsi të mjetit të viktimës. Nga kjo këqyrje u fiksuan gjithsej 79 gëzhoja”, thuhet në dosjen që disponon gazetarja Anila Hoxha.

Ndërsa në automjetin e djegur, tip Volkswagen Passat, me targa  FV140MT, u gjetën dy armë automatike mod.56, dy krehër automatiku dhe dy gëzhoja mod.56 kalibër 7.62 mm të cilat u morën me cilësinë e provës materiale nga policia.

Sa i përket automjetit të Pllanajt, u gjetën dy aparate telefoni, njëri i dëmtuar, njëri në gjendje të rregullt por është dërguar për ekspertim laborator kriminalistik Tiranë. Në vendin ku u qëllua Pllanaj, u mor në pyetje një person, i cili deklaroi se tek rruga e Bajpasit nuk kaloi as makinë as persona në këmbë, por i dëgjoi të shtënat me armë.

“Nisur nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje me paramendim, të mirë organizuar me mbi dy persona autorë, të cilët kanë bashkëpunuar me persona të tjerë të cilët kanë ruajtur viktimën për lëvizjet e tij, pasi paraprakisht viktima dyshohet se ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij në spitalin e Shkodrës tek nëna e sëmurë dhe pasi ka dalë nga aty ka shkuar për në banesën e tij në Dobraç. Pasi ka dalë nga banesa dhe sapo ka dalë nga oborri i pallatit në një distancë rreth 50 metra është qëlluar nga autorët”, thuhet në dosjen hetimore që siguroi gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Kush është Bardhok Planaj?

Bardhok Planaj, njihet si një biznesmen me reputacion në qytetin verior dhe me lidhje të forta politike. Në shkurt të vitit 2020, ishte një nga të piketuarit e OFL që iu është dërguar formulari. Planaj, i cili ishte banues në Koplik, Shkodër, rezulton se ka qenë i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Ai u arrestua në 2018 pasi kishte një pallat 10-katësh, që 44-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente në lagjen “Dobraç”.

Emri i Planajt u lakua për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.

Sipas Partisë Demokratike në atë kohë, për t’iu shpëtuar prangave, trafikanti u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku, por ky i fundit mohoi akuzat. Sipas burimeve policore, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur për Planajn masën e “arrestit me burg” për trafik narkotikësh, edhe në maj të vitit 2017, por në rrethana të paqarta rezulton që kjo masë të jetë shuar 2 muaj më vonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E THONË STATISTIKAT/ Sulmuesi i Crotones më i mirë se Lewandowski e Haaland për muajin mars
Previous article KËSHILLON TALENTIN HAALAND/ Legjenda Klinsmann: Mos u largo nga Dortmund sepse…

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT