• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Basha kërkon votat e vlonjatëve për njeriun e familjes Berisha që u ka rrëmbyer 163.6 hektar tokë
Home
Politikë

FAKSIMILE/ Basha kërkon votat e vlonjatëve për njeriun e familjes Berisha që u ka rrëmbyer 163.6 hektar tokë

4 April, 2021 Delo.autor Politikë

Vetëm pak ditë më parë, demokratët e Vlorës tentuan një “kryengritje” ndaj listës së kandidatëve për deputetë që Lulzim Basha regjistroi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Asnjë prej tyre nuk kishte lidhje të drejtpërdrejt me strukturat lokale të cilat ndjeheshin krejtësisht të papërfaqësuar.

Kërcënimit me dorëheqje të drejtuesit të tyre politik Bujar Leskaj dhe kryetarit të degës lokale Genc Deromemaj, ju përgjigj me urgjencë në një vizitë blic në Vlorë një prej personazheve të njohura për opinionin publik, Agron Kuliçaj.

Kuliçaj, si një ndër njerëzit më afër ish-Kryeministrit Sali Berisha mori përsipër misionin për të “shtypur” revoltën e demokratëve të Vlorës. Diçka që në fakt duket se ja arriti po të marrim parasysh që lista nuk u ndryshua ndërsa Leskaj e Deromemaj ulën kokën. Por çfarë fshihej në fakt pas kësaj përpjekjeje të shpejtë për të shuar konfliktet? Mjafton të shohësh me kujdes listën e demokratëve të miratuar me urdhër të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. I treti në këtë listë figuron shtetasi Fation Sulo Veizaj.

Pak kush ka arritur ta njohë Veizajn për atë çka përfaqëson por as nuk e kanë kuptuar përse ai duhet të rënditej i treti në listën e partisë kryesore të opozitës. E vërteta është se Veizaj njihet si një ndër njerëzit më të afërt me dy prej personazheve kyçe të denoncuara për afera korruptive me familjarët e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë kohës kur qeveriste vendin. Veizaj  ka qenë administratori i kompanisë së naftës ARMO. Abuzimet me këtë kompani dihen para syve të të gjithë shqiptarëve dhe nuk kanë nevojë për koment.

Personazhi i dytë që lidh Veizajn me familjen Berisha është Rahman Selmanllari, miku i Shkëlzen Berishës, lakuar shumë herë në media për përfitime në kurriz të interesave të qytetarëve dhe pronave publike.

Dokumentet zyrtare konstatojnë se lidhja mes Veizajt, Selmanllarit dhe Berishës është shumë e thellë. Fation Veizaj nuk është rastësisht kandidat në listën e sigurtë të Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës. Pikërisht në këtë qark ai rezulton të jetë pronar ose bashkëpronar i jo pak por 1,635,868 metër katrorë, prona në zonat me të lakmueshme të bregdetit.

Veizaj kërkon votat e qytetarëve të Vlorës me të vetmin objektiv për të ruajtur kontrollin e pronave që kanë grabitur gjatë 8 viteve të qeverisjes së Sali Berishës, në bashkëpunim me biznesmen dhe familjar të tij.

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se Veizaj në bashkëpronësi me Rahman Selmanllarin ka në pronësi 23,404 metër katror toka në fshatin Vuno të Bashkisë së Himarës. Pronat vazhdojmë më tej me një shifër rekord prej 1,596,671 metër katror në territorin e njësisë administrative Orikum të Bashkisë së Vlorës. Nuk mbaron me kaq. Veizaj del pronar në 6,600 metër katror toka në Radhimë dhe 9,193 metër katror në Nartë.

E çuditshme se si banorët e Qarkut të Vlorës, ata që e kanë vuajtur në kurriz grabitjen e pronave të tyre ftohen nga Lulzim Basha që të votojnë pikërisht për atë që ua ka rrëmbyer duke i lënë me gisht në gojë. Më keq se kaq, nëse arrin të marrë mandatin e deputetit, Veizaj do të përdorë pushtetin politik për të mos cënuar pronat që ua kanë marrë qytetarëve të bregut.(Lexo.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI U SHPALL PRESIDENTE E KOSOVËS/ Vjosa Osmani: Zgjedhjet dëshmi se vullneti juaj po përmbushet
Previous article NUK KA ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME/ Vjosa Osmani shpallet Presidente e Kosovës

Delo.autor

Postime të ngjashme

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT