• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËFIMI I KANDIDATËVE TË TIRANËS/ Spiropali: Do i marrim 20 mandate. Ahmetaj: Lotët e ngazëllimit të qytetarëve, arsye për…
Home
Politikë

RRËFIMI I KANDIDATËVE TË TIRANËS/ Spiropali: Do i marrim 20 mandate. Ahmetaj: Lotët e ngazëllimit të qytetarëve, arsye për…

4 April, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

“Në këtë kohë unë i shoh fëmijët në mëngjes herët kur dalim, ndonjëherë në darkë vonë, Krenin e ka zënë dhe gjumi, por besoj që po punojmë për një gjë të madhe për të gjithë.

Kështu e nis rrëfimin e saj, në një format përtej atij zyrtarit që e shohim përditë, ministrja Elisa Spiropali, e cila fushatën e saj e ka përqendruar të gjithën në Kamëz. Teksa u prezantua nga kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me 4 kandidatë të tjerë të Tiranës, Spiropali tha se ajo që i jep më shumë zemër në këtë fushatë janë vetë njerëzit që takon çdo ditë në terren.

“E di ç’më tha dikush në Paskuqan? “Unë jam nga ata që mund të quhet demokrat i flaktë, se gjithë jetën time kam votuar PD-në, por Edi Rama na mundi dhe nuk na mundi me dhunë, por na mundi me punë dhe sa mirë bëri se po fitojmë të gjithë ne bashkë me fëmijët tanë”. Ishte mesazh i fortë: ne punojmë për fëmijët, po punojmë për të ardhmen. Besoj do na ndjekin Eri, do t’i marrim ato 20 mandate në Tiranë,” u shpreh Elisa Spiropali.

Edhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka rrëfyer se përtej anës së ftohtë të shifrave, qëndron dhe kënaqësia që të japin njerëzit të cilëve iu shërben.

 

“Kemi qenë të tre, ti, Kryeministri dhe unë në Vaqarr, ku i dorëzuam çelësin e shtëpisë një nëne, mosha e nënës sime, rreth 80 vjeç, jetonte me djalin e nusen e djalit, fatkeqësisht të dy me probleme shëndetësore. Ajo nëna qante me lot nga ngazëllimi dhe e them shpesh, kjo është një arsye themelore, fondamentale pse ia vlen të merresh me politikë dhe pse ia vlen të punosh çdo ditë në favor të qytetarëve,” u shpreh Ahmetaj.

Ndërsa Klodeta Dibra, kandidatja e futur për herë të parë në listën e deputetëve, e cila vjen nga një karrierë e gjatë dhe e pasur akademike, ka rrëfyer për publikun një anë jo dhe aq të njohur të kaluarës së saj.

“Unë kam mbajtur bluzën bardheblu të Tiranës, një përgjegjësi e madhe, por përgjegjësia më e madhe sigurisht ka qenë uniforma e kombëtares së Shqipërisë dhe kënaqësia më e madhe ishte kur në çdo qytet dëgjoje dikë që thërriste “Dibra, Dibra”. Sa i përket mbështetjes së madhe që gratë dhe vajzat i japin PS, Dibra, si drejtuese edhe e forumit të gruas socialiste, e ka një shpjegim, por dhe një këshillë për burrat. “Gratë e vajzat janë më të ndjeshme ndaj politikave. Në gjithë këto vite ato e kanë kapur trenin më shpejt. Duhet që edhe burrat t’i hipin trenit dhe të votojnë në datën 25 prill Partinë Socialiste, numrin 12,” thotë ajo.

Deputeti i mirënjohur në zonat rurale të Tiranës, Xhemal Qefalia, thotë se do vijojë t’i qëndrojë besnik jetës në fshat, gjë për të cilën, jo vetëm që ndihet krenar, por dhe shumë i bindur që gjithnjë e më shumë prej atyre që jetojnë në qytet do e ndjekin.

“Shtëpia ime është aty edhe sot e kësaj dite dhe unë i takoj njerëzit ende te shtëpia. Jam po aty me familjen time, nuk kam lëvizur dhe jam krenar që sot po vini edhe ju tek ne,” u shpreh Qefalia.

Ndërsa Eljo Hyska, rrëfen se i duhej të bëhej deputet që në Tiranë të mos njihej më tepër si vëllai i Turit, moderatorit të njohur të televizionit, falë të cilit së shpejti do të marrë dhe “titullin” xhaxha.

“Tani për herë të parë në këtë fushatë, Turi ka filluar të thotë “jam vëllai i Eljos”. Pasi më thonin zoti deputet që 26 vjeç, gjëja e dytë me e çuditshme për mua është “xhaxhi Eljo”, por ka filluar më rri mirë,” rrëfen ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI TË ARDHMEN E KLUBIT TË BARCELONËS/ Trajneri Koeman: Jam takuar me presidentin Laporta, është ai që vendos…
Previous article PRAPASKENA E LUKAKUT/ Ylli belg ishte i Juventus-it për një natë

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme Aktualitet

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT