• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URON BESIMTARËT KATOLIKË/ Ruçi: Pashkët na frymëzojnë se e mira mund të keqen dhe jeta triumfon
Home
Politikë

URON BESIMTARËT KATOLIKË/ Ruçi: Pashkët na frymëzojnë se e mira mund të keqen dhe jeta triumfon

3 April, 2021 Delo.autor Politikë

Me rastin e Ditës së Pashkëve, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar me një mesazh besimtarët katolikë dhe gjithë shqiptarët.

Ruçi tha se Pashkët të frymëzojnë se e mira mund të keqen dhe jeta triumfon.

“Është i dyti vit rradhazi që Pashkët i kremtojmë, shpirtërisht të gjithë bashkë, dhe individualisht në vatrat familjare. Një gjë është e sigurt: Pashkët dhe ngjarjet e tjera në muajt që vijnë do t’i festojmë ashtu si e kemi traditën, duke gëzuar dhe duke u përqafuar me njeri-tjetrin. Viti midis dy Pashkëve ka qenë një vit dramatik dhe i vështirë, që na kufizoi nga mjaft gëzime të jetës. Por njëkohësisht vuri në provë fuqinë tonë shpirtërore e njerëzore, solidaritetin dhe dashurinë për njeri-tjetrin. Pashkët simbolizojnë rilindjen, besimin dhe triumfin e jetës. Pashkët na frymëzojnë se e mira mund të keqen dhe shpresa mund dëshpërimin. Pandemia na imponoi distancën nga njeri-tjetri, por na afroi më shumë shpirtërisht. Pandemia na kufizoi, por ne duket se po e sfidojmë atë. Bashkë me urimin shpreh mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për Kishën Katolike dhe besimtarët katolikë për mbështetjen dhe frymëzimin e të gjithë shqiptarëve në këtë betejë që na u imponua, në mes të gëzimeve, punëve, detyrave e misioneve tona. Gëzofshi të gjithë në vatrat familjare!”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Laçi. Rezultati 1-0
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 341 raste të reja me koronavirus, ja sa humbje jete ka në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT