• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTE E DOMOSDOSHME…”/ Rama tregon bisedën me një subjekt në Berat: Pavarësisht se do humbasësh, takohemi pas 25 prillit
Home
Politikë

“ËSHTE E DOMOSDOSHME…”/ Rama tregon bisedën me një subjekt në Berat: Pavarësisht se do humbasësh, takohemi pas 25 prillit

2 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama është ulur sot në një drekë me mësues të Poliçanit dhe të Beratit, ndërsa nuk i kurseu as batutat.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se mandati i tretë duhet për të konsoliduar çdo sektor. Ndër të tjera ai zbuloi edhe një mesazh që kishte shkëmbyer me një sipërmarrës në Berat, i cili i kishte pohuar se kishte pasur dëshirë që ta takonte por ishte i angazhuar me fushatën e PD-së. Ndër të tjera Rama ka kërkuar që të bëjë gëzuar me raki, por duke qenë se në tryezë mungonte, e bëri me ujë.

PJESË NGA BISEDA

Klosi: Ne e kemi treguar se nuk ndërhyjmë në emërimin e ndonjë mësuesi apo dhe drejtori në sistemin arsimor. Është vetëm portali ‘Arsim për Shqipërinë’ që i përzgjedh ata. Në këtë tryezë janë mësues me eksperiencë, drejtues të lartë të arsimit në Berat, por që janë edhe pse para katër vitesh nuk kanë qenë votuesit tanë. Nuk ka asnjë mësues të vetëm që është larguar nga puna në qarkun e Beratit, për arsye të bindjeve politike. Reforma në arsim ka dhënë efikasitet të plotë. Në tryezë kemi dhe nga ata që nuk na kanë votuar. Siç është Klaudio, i cili ka qenë përfaqësues i LSI-së. Apo dhe Vjollca, që ka qenë përfaqësuese e një krahu tjetër. Shembujt në këtë tryezë janë shembuj të pavarësisë së sistemit arsimor.

Rama: Është e domosdoshme që të kemi mandatin e tretë për të konsoliduar çdo sektor. Është akoma në një situatë që mund të kthehet pas. Mora një sms nga një subjekt që e kemi mështetur dhe që shkruante; “Do të prisja më shume mall, por me këtë periudhë jam i angazhuar me fushatën me PD”. I thash; “Ok! Suksese në fushatë, takohemi pas 25 prillit. Pavarësisht se do të humbësh, si njeri që meriton mbështetje, do të jesh në mbështetjen tonë”. Këta jemi ne. Gëzuar këtu nuk bëj dot me sa shoh, pasi iu ka humbur tradita këtyre skraparllinjve. a ka raki këtu? Apo jeni nga Poliçani ju? Se ju nga Poliçani nuk dihet nga jeni, nga Berati apo Skrapari

Ndërhyn një prej personave të ulur në tryezë: Nga Berati jemi ne, por s’po na lë Garda që të sjellim shishet…

Rama: Ja vure fajin gardës tani ti që të dalë qytetari dixhital i Saliut dhe të thotë; Garda e mban rakinë për vetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLIK E PËLQEN SHUMË/ Bajerni përgatit sulmin për futbollistin e Realit
Previous article GAZETARJA VAKSINOHET LIVE NË STUDIO/ Genta Popa me lot në sy: Humba njeriun e dashur (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

TENSIONE JASHTË KUVENDIT/ Hidhen vezë drejt deputetëve, shoqërohet në polici Adriatik Lapaj dhe... Aktualitet

TENSIONE JASHTË KUVENDIT/ Hidhen vezë drejt deputetëve, shoqërohet në polici Adriatik Lapaj dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT