Në Mbretërinë e Bashkuar janë indetifikuar 30 raste të reja të cilët kanë pësuar mpiksje të gjakut pasi kanë marrë vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19.
Disa vende kanë kufizuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca pasi autoritetet janë ende në hetim të rasteve që kanë shfaqur mpiksje gjaku pasi janë vaksinuar me këtë vaksinë.
Sidoqoftë, zyrtarët besojnë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të mpiksjes së gjakut.
Sipas të dhënave të publikuara 22 raste kishin pësuar trompozë e sinusit venoz cerebral, një sëmundje jashtëzakonisht e rrallë e mpiksjes së gjakut në tru dhe tetë persona kishin raportuar trombocite të ulëta të gjakut nga 18.1 milion doza të dhëna.
Rregullatorët thanë se ata nuk kishin marrë raporte të tilla pas përdorimit të vaksinës BioNTech-Pfizer.
‘Deri në 24 Mars, ne kemi marrë 22 raporte të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) dhe 8 raporte të raste të personave që kishin trombocite të ulëta, nga 18.1 milion doza të administruara të vaksinës AstraZeneca. Nuk kishte raporte për vaksinën Pfizer / BioNTech,” – shkruhej në deklaratë.
Në fillim të kësaj jave zyrtarë të shëndetit në Frankfurt raportuan 31 raste të trombozës venoze të sinusit cerebral (CSVT) nga 2.7 milion njerëz të vaksinuar


