• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryediplomati serb Ivica DAÇIÇ: Të gatshëm për ZGJIDHJE të përhershme me Kosovën, por JO pavarësi
Home
Rajon

Kryediplomati serb Ivica DAÇIÇ: Të gatshëm për ZGJIDHJE të përhershme me Kosovën, por JO pavarësi

6 January, 2018 Redaktor1 Rajon

Serbinë këtë vit e presin bisedime të vështira për zgjidhje e përhershme me Kosovën, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç.

Këtë qëndrim ai e tha “duke pasur parasysh se duhet të ruajmë interesat shtetërore dhe nacionale në kushte kur ka presione të mëdha” për “ngadalësim të rrugës sonë evropiane.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, Daçiç tha se, fatkeqësisht, “e tërë historia na kushtëzohet me Kosovën dhe gjithmonë është një luftë kur hapen kapituj”.

Fuqitë e mëdha perëndimore ministri serb nuk i cilëson mike, por partnerë, por nuk beson se është e pamundur që me ta të gjendet një interes i përbashkët.
Sipas fjalëve të tij, Serbia duhet të bashkëpunojë me të gjithë, por, thotë se ekziston dallim i madh në raport me miqtë dhe me ata që gjithmonë klasifikohen në grupin e miqve të Kosovës.

I pyetur se pse kjo është e çuditshme, sepse qëndrimi i tyre [shteteve mike të Kosovës], e në veçanti ai i SHBA’së, nuk është i panjohur, Daçiç thekson se për këtë arsye nuk mund të thotë se janë miq, por as edhe armiq.

“Për herë të parë në histori ndodh që këto vende të mos kenë interesa të përbashkëta me popullin serb gjë që është e çuditshme”, thotë ai.
Daçiq thotë se është i nevojshëm të gjendet ai interes i përbashkët, sepse, sipas tij, nëse nuk respektohen interesat serbe, nuk do të ketë as zgjidhje të përhershme për Kosovën.

“Nëse dikush mendon se do të pajtohemi për një veprim të njëanshëm i cili veçse është arritur, mendoj se këto janë pritje krejtësisht joreale”, shprehet ai.

Daçiq mendon se mes serbëve dhe shqiptarëve duhet gjendur kompromisi.

Ai shton se “ne jemi të gatshëm për këtë, por nuk jemi të gatshëm që dikush të pret nga ne të pranojmë atë që është arritur njëanshëm, siç është pavarësia e vetëshpallur e Kosovës dhe Metohisë”.

“Në shkurt bëhen 10 vjet nga shpallja e atij akti të njëanshëm. E çka ka ndodh me atë pavarësi të Kosovës? A ia kanë dalë të arrijnë diçka me të? As kanë arritur e as do arrijnë. Mes tjerash, edhe duke iu falënderuar miqve tanë”, thotë Daçiç.
Sipas tij, është joreale të pritet që në fund të këtij viti të pritet zgjidhja e çështjes së Kosovës.

“Kush e ka përmendur 2018-shin si pikë kthese? Këto janë përralla”, tha ai, duke shtuar se mendon që as qytetarët e Kosovës nuk u besojnë më qeveritarëve atje.
Prishtinës i ka bërë ftesë t’i thërret mendjes dhe e ka porositur:

“Kuptojeni se nuk ka zgjidhje pa marrëveshje me Beogradin, ndaj të cilit askush nuk mund të bëjë presion, që të pajtohet me një zgjidhje e cila nuk përkon me interesat serbe. Nëse mendojnë ndryshe, ata nuk e njohin popullin serb”, theksoi Daçiç, transmeton Koha.net.

I pyetur se cili është propozimi serb i zgjidhjes së problemit me Kosovën, Daçiç ka thënë se dialogun e brendshëm për Kosovën e ka nisur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe se mendimi i tij personal është se duhet gjetur një zgjidhje praktike e cila do të eliminonte konfliktin mes dy popujve.

“Nuk e di, por duhet gjetur. Nëse jemi të pajtimit, nuk ka aspak rëndësi se kush nga organet shtetërore e formalizon atë”, ka përfunduar Daçiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E dielë, 7 janar: "Lamtumirë" përmbytjeve dhe ngricave! Janari sjell rritje të jashtzakonshme...(FOTO)
Previous article Shenjat që tregojnë se ende nuk jeni e gatshme për martesë

Redaktor1

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT