• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’HYJ NË LISTA”/ Ja si betohej publikisht Agron Gjekmarkaj, 5 muaj më parë (VIDEO)
Home
Politikë

“S’HYJ NË LISTA”/ Ja si betohej publikisht Agron Gjekmarkaj, 5 muaj më parë (VIDEO)

31 March, 2021 s.autor Politikë

Analisti “i pavarur” i PD, Agron Gjekmarkaj është një nga kandidatët e PD-së në qarkun e Lezhës, ndonëse pak shkon në zonën e tij elektorale pasi ka mbetur paneleve te emisioneve te Tiranës!

Ai renditet i dyti në listën e kandidatëve për deputetë, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë, Gjekmarkaj këmbëngulte se kjo gjë nuk do të ishte pjesë e listave të PD në këto zgjedhje parlamentare.

Ne një emision televiziv te tetorit të vitit 2020, kur ishte i ftuar në emisionin “Open”, Gjekmarkaj pati një debat me Kreshnik Spahiun, ish kreun e Aleances Kuqezi.

(VIDEO)

Ndërsa i pari e akuzonte se po i shërbente qeverisë, i dyti i kundërpërgjigjej se Gjekmarkaj vetë po mbante qëndrimet që po mbante sepse do bëhej pjesë e listave.

Por Gjekmarkaj e hodhi poshtë këtë mundësi, pavarësisht se emri i tij ishte futur në listat që u nxorën nga Komisioni i famshëm i Vlerësimit të Figurave të PD-së.

DEBATI:

Gjekmarkaj: Zoti Spahiu ka qenë në politikë, ka dështuar në politikë, domethënë nuk i ka ecur. Nuk është ndonjë hata e madhe, secili mund ta provojë dhe mund të dështojë.

Ka dalë në një moment e iu premtoi shqiptarëve se do dilte me 1 milionë shqiptarë dhe doli me një kalë.

Spahiu: Nuk jemi duke diskutuar për Aleancën Kuq e Zi Agron

Gjekmarkaj: Jo tani po i marrim gjërat shtruar. Ke tentuar të kesh marrëdhënie të mira me Sali Berishën, me Ilir Metën, me Lul Bashën, me Edi Ramën s’ia ke dalë. Tani je një pozicion tjetër në Gjermani, në pozicionin e emigrantit, një pozicion mjaft i nderuar, por kam qenë dhe unë dikur emigrant dhe student por nuk kam tentuar të bëj analiza për t’i shërbyer qeverisë nga ekrani, sepse ju dilni këtu çdo natë kinse i pavarur dhe i shërbeni në mënyrën më të shpifur qeverisë, në mënyrën më banale. Është një situatë gati e përshtyrosur që një jurist del e godet gjithë…

Spahiu: Nuk ka gjë më banale se çtë ka pështirosur Lul Basha ty, të ka thënë se do të fusë në lista o Agron

Gjekmarkaj: S’hyj në lista unë. Ja ku ta deklaroj këtu se s’do jem në lista unë. Rri i qetë. S’kam asnjë ambicie listash o zotëri.

Spahiu: Po lëre Agron tani

Gjekmarkaj: Ti del aty gjasme si i pavarur dhe gjuan këdo që gjuan qeverinë. Ore unë jam kundërshtar i qeverisë ore, unë nuk e fsheh fare. Jam gjithë ditën kundër qeverisë sepse nuk më bind kjo qeveri. S’e fsheh misionin tim. Nuk e fsheh dhe që jam i djathtë dhe po deshe po e deklaroj këtu para gjithë shqiptarëve. Por s’bëj rol gjasme si i pavarur si puna jote aty dhe del e lëpin gjithë ditën këpucët e qeverisë./ Gazeta “Tema”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET PRONARI I NJË LOKALI NË BERAT/ Shfrytëzonte për prostitucion dy gra (EMRI)
Previous article SITUATA E COVID-19/ Merkel, Macron dhe Putin diskutojnë për vaksinat

s.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT