• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRBATI NË STUDIO/ Topalli-Gjekmarkajt: S’ke për t’u bërë kurrë politikan, nuk merr vesh…
Home
Politikë

DRBATI NË STUDIO/ Topalli-Gjekmarkajt: S’ke për t’u bërë kurrë politikan, nuk merr vesh…

30 March, 2021 s.autor Politikë

Debati në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 vijon mes kreytares së Lëvizjes për Ndryshim. Jozefina Topallit dhe kandidatit të PD për Lezhën, Agron Gjekmarkaj.

Topalli i ka thënë Gjekmarkajt s’e ska për t’u bërë kurrë politikan, teksa kandidati i PD i është kthyer duke i thënë se nuk do të bëhet si ajo, madje as të bëhet mësuesja e tij e t’i vendosë notën.

Madje Gjekmarkaj ka kritikuar Topallin për një batutë duke i thënë se është bërë si Rama.

JOZEFINA TOPALLI: Shqipëria është në moment kritik. Është për ato që qëndrojnë dhe vitet i kalojnë në studio televizize i kërkoj ndjesë, apo që qëndrojnë në qendër të Tiranës, hotele, dreka e darka me politikanë, këta të tre e ata që i shoqërojnë, nuk e realizojnë dot cili është realiteti në SHqipëri.

Ka Bashki të shumta, por them për ato që kam parë në qytetin tim, ku japin ushqime, drekë sepse s’kanë të hanë. 450 vetëm një shoqatë, djem e vajza të rinj që shkojnë të hanë sepse s’kanë mundësi.

Ata që dëgjojnë këta këtu, kanë të drejtë për të një refuzim ndaj kësaj klase politike. Klasa politike po kalbëzohet.

AGRON GJEKMARKAJ: Tani unë jam i kalbëzuar dhe ju jeni risia?

JOZEFINA TOPALLI: S’ke për t’u bërë kurrë politikan, asnjëherë.

AGRON GJEKMARKAJ: S’dua të bëhem si ti. The përpara që me ato që u thanë në studio. Unë s’jam klasë politike, s’dua të jem si çdokush.

JOZEFINA TOPALLI: Ti më duket nuk merr vesh

AGRON GJEKMARKAJ: S’dua të jesh mësuesja ime, të më vësh notën.

JOZEFINA TOPALLI: Është bërë si krushku i dytë.

AGRON GJEKMARKAJ: Jeni bërë si Rama, batuta të lodhura.

JOZEFINA TOPALLI: Jo vetëm që kanë karrigen e në lista të sigurta mendojnë se kanë në dorë frymën e popullit. 3 milion shqiptarë s’kanë pse të jenë peng i këtyre 3 kryetarëve. E kanë provuar veten në çdo pozicion, duke dështuar. Kjo situatë ekonomike, politike, ekstrem, e polarizuar, dhe të tjerët që shkojnë tek tasi i supës. Përgjegjësi ka jo vetëm kryeministri, por edhe ai që ia ka dhënë gjithë pushtetet. Problem i madh për vendin. Ka vetëm një zgjidhje. Forcat e reja politike që mos ia lënë monopol. Nëse në 25 prill nëse s’do ketë lëvizje të reja politike, atëhere edhe të paktën për 1 dekadë shqiptarët do të kenë në televizor Kryemadhin, Metën e Ramën nga mëngjesi në darkë.

AGRON GJEKMARKAJ: Në 2013 kur PD ra nga pushteti, ra me Topallin, Patozin, Berishën e Bashën. Topalli me Patozin kanë qenë të dytët. Nga ai moment Basha ka qenë lider i opozitës. Ka bërë beteja të forta. Dy momentet kanë qenë djegia e mandateve, e dini qëndrimin tim që e kam mbështetur. E pashë që opozita ishte fasadë. Zgjedhjet ishin po ashtu fasadë.

Nuk ishte e mundur të merrej pjesë pas asaj situate të elektrizuar me djegien e mandateve.Fryma popullore është më e madhe se as llogaria e numrave. Në ato Bashki ata kanë 50 hajdutë. S’po i quaj të gjithë. Po them 50. Kanë bërë qokat e tyre, kanë rregulluar ca njerëz. Por shumë të tjerë janë të pakënaqur. Populli nuk është indiferent, por reagues. E ka kuptuar çfarë është në gjendje të bëjë ky kryeministër. Zgjedhjet do i fitojnë qytetarët. Do jemi këtu pas 25 prillit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON TË DHËNAT E STUDIMIT/ Mjeku Alimehmeti: Lajm shumë i mirë mbi vaksinat
Previous article ARRESTIMI I ARDIAN ÇAPJES/ Rudina Hajdari: Kjo organizatë kriminalë është e lidhur me PD

s.autor

Postime të ngjashme

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT