• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJOFTIMI/ Lista Serbe sfidon në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e qeverisë së Kosovës
Home
Rajon

NJOFTIMI/ Lista Serbe sfidon në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e qeverisë së Kosovës

29 March, 2021 F.autor Rajon

Lista Serbe, partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, dorëzoi të hënën një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke kërkuar përfaqësim më të gjerë të saj në qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.

Në një njoftim të kësaj liste thuhet se ankesa “sfidon vendimin e parlamentit për zgjedhjen e qeverisë në Prishtinë, më 22 mars, 2021, me të cilin popullit serb i është dhënë vetëm një ministri, ndonëse duheshin dy”.

Qeveria e Kosovës u miratua të hënën e kaluar në parlamentin e Kosovës dhe në kabinetin e zotit Kurti, Lista Serbe e cila ka dhjetë deputetë, do të drejtojë ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Lista Serbe tha të hënën se pret që “Gjykata Kushtetuese të vendosë në përputhje me ligjin kushtetues, duke respektuar të drejtat dhe interesat e popullit serb, si dhe të komuniteteve të tjera joshumicë”.

Në të kaluarën ky subjekt drejtonte më shumë ministri dhe mbante edhe një post zëvendëskryeministri, duke qenë pjesë e koalicioneve qeverisëse. Por, kësaj radhe ajo nuk është pjesë e koalicionit. Qeveria e zotit Kurti, u zgjodh me 58 vota të lëvizjes Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe 9 vota të pakicave kombëtare joserbe.

Sipas Kushtetutës së Kosovës “në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë”.

Në qeverinë e zotit Kurti, e cila ka 15 ministri, tre resorë u janë ndarë pakicave kombëtare: ministria për Komunitete dhe Kthim drejtohet nga Goran Rakiç nga Lista Serbe; ministria për Zhvillim Rajonal nga Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, dhe ministria e Administrimit të Pushteti Lokal nga Elbert Krasniqi, nga radhët e komunitetit egjiptian.

Ndërkaq Emilija Rexhepi, përfaqësuese e komuniteti boshnjak, është emëruar zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe për të Drejtat e Njeriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TËRBON" REAL MADRID ME DEKLARATËN/ Sulmuesi Bale: Unë jam njeri që i respektoj kontratat dhe...
Previous article STUDIMI I RI/ Vaksinat Pfizer dhe Moderna ulin 80% rrezikun e infektimit dy javë pas...

F.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT