Tashmë është zyrtare. 32-vjeçari, heroi që shpëtoi 20 punonjës në zjarrin që ra para disa ditësh në një magazinë në Tiranë, është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’. Vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Titulli pritet t’i dorëzohet nga Kryeministri Rama gjatë vizitës që do të zhvillojë në shtëpinë e Salës.


