Moderatori dhe producenti i njohur, Ardit Gjebrea është kujdesur që jeta e tij private t’i serviret mediave ashtu siç ai dëshiron dhe kurdo që ai dëshiron.
Prej javësh qarkullonin në media lajme mbi djalin e tij, Jon dhe partneren e tij, Merlin Haxhiymeri të cilët mendohej se kishin shpallur edhe fejesën.
Por të gjitha pikëpyetjet tona morën një përgjigje sonte nga vetë Arditi.
Ai sapo ka postuar në rrjetin e tij instagram një foto të dy duarve të djalit dhe nuses së arshme duke shkruar se:
“Nuk ka lumturi më të madhe për një prind… #Repost @jon.gjebrea(@get_repost)
・・・
…she said yes ! ❤️💍”.
Duket se kjo gjë e ka lumturuar pafund moderatorin saqë ai vendosi që këtë gëzim ta ndante dhe me të gjithë ndjekësit e tij.
Epo Ardit shpresojmë të jesh një “vjehërr” i mirë, dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë trashëgime…/Përgatiti AlpeNews.al/