Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erjon Velaj ka inspektuar punimet e shkollëne mesme “Sami Frashëri”. Ndërsa kur ka hyrë në një kantier, i ka dalë përpara një punonjës që e kishte emrin Lul, si lideri i opozitës dhe kundërshtari i tij politik në këto zgjedhje.
“Luli e ke emrin ti. Bravo Lul, shyqyr që na doli një Lul që punon”, tha Rama me batutë.
Kryebashiaku Veliaj duke i shpjeguar punimet e shkollës së re që do ë jetë më e madhe në republikë, Rama e ka kthyer me batutë: Shkolla jote dhe e Fatos Nanos më burrë”. Por Velioja ka shtuar se është edhe “shkolla e Lulit dhe e Ilirit”, duke nënkuptuar kryedemokratin e presidentin.
Ndërsa inxhinierja është munduar t’ia shpjegojë projektin në detaje për shkollën, por Rama iu kundërpërgij, duke i deklaruar se “zemra, i kemi parë këto, na i lër këto tani, na thuaj ku dhe sa kemi ecuar me punimet, ku është avancuar”.


