Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vijon të shkelë masat anti-COVID, ndërsa ka grumbulluar sot në Elbasan dhjetëra të rinj pa maska dhe pa respektuar asnjë distancim social.
Në takimin me të rinjtë, Basha shoqërohej nga Gazment Bardhi, i cili po ashtu nuk mbante maskën mbrojtëse ndaj COVID.
Kjo nuk është hera e parë që Basha shkel masat anti COVID, pasi e njëjta gjë është evidentuar edhe në aktivitet që ai ka zhvilluar më parë.
Kujtojmë se edhe aktiviteti i PD i organizuar për hapjen e fushatës elektorale ishte një “bombë infeksioni”, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Në sheshin “Nënë Tereza” pati grumbullime masive të militantëve të PD-së, ku nuk kishte më as distancë dhe as respektim masash anti-COVID.


