Në përpjekje për të vënën nën kontroll përhapjen e COVID-19 Italia ka vendosur të zgjasë masat kufizuese deri në maj, ndërkohë që duke nisur nga dita e hënë më shumë se gjysma e vendit do të jetë në zonën e kuqe, me Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta-n që do t’u shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të ashpra.
Me rreth 24 mijë raste të reja dhe 380 viktima në një ditë, qeveria konfirmon ashpërsinë maksimale edhe pas Pashkëve.
Në zonat e kluqe nxënësit deri në klasën e gjashtë do të ndjekin nga afër mësimet, në zonat portokalli deri në klasën e tetë dhe 50% të nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë.
Ndërkohë që vazhdon të jetë e ndaluar lëvizja midis rajoneve, vazhdojnë të jenë të mbyllura bare dhe restorantet ndërkohë që zona e verdhë u anulua deri në fund të muajit.
Vendimi për të zgjatur shtrëngimin e masave u dha nga drejtuesit, por gjithsesi shkaktoi tension te shumica.
Itali është një nga vendet më të goditura nga pandemia, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën të paktën 107.636 persona.


