• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Të gjithë në kurthin e Edi Ramës
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Të gjithë në kurthin e Edi Ramës

27 March, 2021 Redaktor1 OP-ED

Ka ndodhur ajo që Edi Rama di të bëjë më mirë. Ka ndodhur ajo për të cilën Edi Rama ka kohë që punon. Ka ndodhur ajo që ai i ka bërë gjithmonë kundërshtarëve të tij politikë, por ata janë të pandreqshëm për të mos ndryshuar rrugë, e për të rënë si gjithmonë brenda. Ndaj edhe më 25 prill, rezultati i kësaj loje nuk ka sesi të mos jetë, ai që dëshiron Edi Rama.

Pakkush e kuptoi se përse Kryetari i Partisë Socialiste, po paraqitet në këtë garë, me atë ekip kombëtar që prezantoi në mbrëmjen e 25 marsit në Sheshin “Skënderbej”. Vetëm pasi të dali rezultati i zgjedhjeve, do kuptojnë se përse në fushë ishin ata lojtarë, që i bëri kundërshtarët ti drejtonin prozhektorët vetëm mbi Edi Ramën.

Tani që plani i vaksinimit po ecën sipas projeksionit të dëshiruar nga mjekët, tani që projekti i rindërtimit nga tërmeti po ecën sipas ritmeve të dëshiruara nga të dëmtuarit prej tij, tani që reforma në drejtësi ka marë ritmin e dëshiruar nga shqiptarët, Edi Rama është më i qetë dhe më i relaksuar politikisht se kurrë më parë në 8 vitet e qeverisjes së tij.

Është kjo edhe arsyeja se, përse opozitarët brenda gardheve politike dhe të tjerët jashtë tyre, janë sulur kundër tij. Duke vijuar të bëjnë atë më të vetmin prej gabimeve që nuk duhej të kishin bërë kurrë, nëse dëshironin vërtetë që ta fitonin këtë garë elektorale.

Edhe PD, Lulzim Basha e Sali Berisha. Edhe LSI, Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Edhe aleatët e SHQUP e opozitarët e tjerë brenda skenës politike. Edhe në mediat opozitare tradicionale, e ato të rejat online. Të gjithë po meren tani 24 orë në 24, vetëm me Edi Ramën. Po flasin, po shkruajnë, po analizojnë e po bëjnë komente, vetëm me emrin e tij në gojë.

Ajo që e bën edhe më surreale këtë “cunam” virtual opozitar, është se askush prej tyre nuk po meret me Edi Ramën si Kryetar i Partisë Socialiste. Me Edi Ramën si Kryeministër i Shqipërisë. Me Edi Ramën si lider i mazhorancës qeverisëse. Jo. Çuditërisht po meren me vetëm me Edi Ramën si individ. Si person. Si një politikan të shkëputur komplet nga ajo se çfarë ai përfaqëson në skenën e madhe.

E ai e ka pritur këtë çast. E ka kërkuar këtë momentin kur përballë tij të vendoseshin gjithë aktorët dhe faktorët relevantë opozitarë. Sepse Edi Rama është nga ata lloj liderësh, që mer maksimumin e rezultatit elektorale që dëshiron, vetëm në çastin kur e ka “Pallatin e Sportit” opozitar, totalisht kundër.

E ka treguar këtë në tetorin e vitit 2000, kur përkundër të gjithë skeptikëve, e fitoi me lehtësinë më të madhe garën e parë për Kryetar të Bashkisë së Tiranës. E ka treguar këtë, pas humbjes së Fatos Nanos në zgjedhjet e 2005, kur përkundër parashikimeve, e fitoi me lehtësinë më të madhe garën për kren e Partisë Socialiste. E ka treguar këtë në zgjedhjet e vitit 2013, kur përkundër sirenave se Sali Berisha do merte një mandat të tretë qeverisës radhazi, fitoi me një rezultat që e lejuan të bënte në Parlament, disa nga reformat më të thella që kishte premtuar.

Edhe këtë radhë, Edi Rama e ka gjithë erën opozitare kundër. Shenjë e sigurtë se po shkon drejt 25 prillit për të fituar një bast të ri. Për të fituar atë që as ishte menduar dhe as nuk ka ndodhur ndonjëherë deri më sot, në këto 30 vitet e post komunizmit në Shqipëri. Do të fitojë mandatin e tretë qeverisës.

E për këtë, më shumë sesa merita e tij, e gjitha do të jetë merita e opozitarëve tanë. Të cilët, në vend që ti ofrojnë shqiptarëve vizionin e tyre për të ardhmen, thjeshtë sa po i tregojnë atyre me gisht, se përse duhet të votojnë për Partinë Socialiste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH SHIFRA TË LARTA NË KOSOVË/ 873 raste dhe 11 persona humbën jetën në 24 orët e fundit
Previous article NJË TJETËR TËRMET I FUQISHËM NË DETIN ADRIATIK/ Lëkundjet ndjehen në... Ja sa ishte magnituda e tij

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT