Leonardo Bonucci vendosi sot fitoren e Milan ndaj Crotone. I takoi ish-mbrojtësit të Juventus, të shënonte golin e vetëm në fitoren 1-0 të kuqezinjve në ndeshjen e parë për këtë vit të ri 2018 në kampionat. Mbase është edhe sinjali që ai 2017 i tmerrshëm tashmë është hedhur pas shpine. “Mbi të gjitha në pjesën e parë kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Ishte e rëndësishme të fitonim për të nisur mirë 2018”, deklaroi Bonucci pas fitores me Crotone.
Në dakordësi të plotë me atë që kishte deklaruar më parë edhe drejtori sportiv i kuqezinjve, Mirabelli, edhe qendërmbrojtësi i “Djajve” ka hedhur poshtë aludimet mbi një largim të mundshëm nga Milan, duke i konsideruar të gjitha shpifje dhe thashetheme. “Janë vetëm thashetheme dhe zëra. Kam një kontratë me Milan deri në 2022 dhe nuk kam asnjë qëllim që të largohem. Sa më përket mua, duhet të flas vetëm në fushë”, deklaroi Bonucci.