Erion Veliaj drejtuesi politik i PS-së për kryeqytetin, po prezanton ditën e sotme 6 kandidatët për deputetë në nga 36 kandidatët skuadrës së Partisë Socialiste në Tiranë.
Kryesuesja e Partisë Socialiste në listën e kandidatëve, Luljeta Bozo tha gjatë bashkëbisedimit se ndihet shumë energjike për të punuar dhe se ka ende shumë për të bërë në fushën e arsimit dhe të ndërtimit. Po ashtu Bozo foli pak edhe për familjen, ku tha se ka një familje që përbehet nga 13 veta dhe se e ka shpirtin plot, por i mungon i dashuri i saj i përjetshëm.
‘Nuk futeshin njerëzit në shtëpi po të mos e shikonte Luljeta, sikur të isha Perëndia. Më thonin njerëzit, persona si ty duhet të na drejtojnë. Po flas për njerëzit e panjohur. Përveç kësaj, jam e kthjellët në mendje, jam plot energji. Kam punuar një jetë të tërë në fushën e ndërtimit dhe të arsimit, ku ka kaq shumë probleme. Po të ishin respektuar kodet e ndërtimit, nuk duhet të kishim kaq shumë viktima dhe akoma nuk kemi kushte.Unë nuk punoj dot pa plan. Unë kam një familje shumë të madhe, më mungon vetëm i dashuri im i përjetshëm që më iku para 3 vitesh. Kam një familje me 13 veta. kam dy fëmijë të jashtëzakonshëm, kam një mbesë shumë të mirë, kam dy nipa dhe dy stërmbesa dhe një stërnip, e kam plot bashkë shpirtin.’- tha Bozo.


