• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA TRAGJIKE TEK QENDRA TREGTARE/ Flet Drejtori i zjarrfikëses: Trupi i Arjan Salës u gjet në mes të magazinës
Home
Breaking News

NGJARJA TRAGJIKE TEK QENDRA TREGTARE/ Flet Drejtori i zjarrfikëses: Trupi i Arjan Salës u gjet në mes të magazinës

27 March, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj tha për “Abc” se trupi i të ndjerit Arjan Sala është gjetur pak pas mesnate.

Ndërhyrja e zjarrfikësve deklaroi ai nuk është ndalur asnjë moment, duke hedhur poshtë të gjitha kritikat se shërbimi i zjarrfikëses nuk ka pasur pajisjet e duhura.

Goxhaj gjithashtu theksoi se situata ka qenë e vështirë, ndërsa bëri me dije se trupi i 32-vjeçarit është gjetur në mesin e magazinës dhe se ndërhyrja e tij për të fikur zjarrin është bërë me fikëse dore.

Ai siguroi se në magazinë nuk ka viktima të tjera, ndërsa i bëri apel të gjithë qytetarëve se në rast se do të ndodhen në një situatë të tillë, duhet të sigurojnë perimetrin që të mos ketë njeri tjetër, të evakuohen menjëherë dhe të lajmërojnë zjarrfikëset.

“Situata ka qenë shumë e vështirë, por asnjë sekondë nuk është ndalur lufta me zjarrin. Edhe qytetarët edhe vetë familjarët e kanë parë se si është bërë ndërhyrja. Disa media kanë thënë se shërbimi i zjarrfikëses nuk ka mjetet e duhura, por ju them se ndërhyrja për të fikur zjarrin nuk ka ndaluar asnjë moment.

Ritheksoj se që në momentin e parë kur shërbimi është njoftuar janë ofruar pesë zjarrfikëse. Po ashtu edhe unë vetë që në kur jam ofruar për ndihmë nuk jam larguar në asnjë moment. Deri tani ka shumë pak pamje që janë shpërndarë nga lufta me zjarrin, por do të sjellim të tjera. Trupi i të ndjerit është gjetur pranë mesit të magazinës, ai ka qenë duke luftuar zjarrin me fikëse dorë”, tha Goxhaj.

Sa i përket shkakut të rënies së zjarrit bëri me dije se së shpejti pritet që të nxjerrin rezultatet përfundimtare.

“Sot do të nxjerrim konkluzionet dhe do të dalim në një përfundim se për çfarë arsye ka rënë zjarri në magazinën e qendrën e ‘Casa Italia’. Ne kemi këqyrur të gjithë pajisjet e inertet në magazinë dhe jam i sigurt që në objekt nuk ka trup tjetër.

Theksoj për të gjithë dyshuesit, se stacioni i shërbimit të zjarrfikës së Bashkisë së Tiranës është në gjendje të përballojë çdo lloj fatkeqësie të rënies së zjarrit”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VELIAJ PREZANTON KANDIDATËT E PS NË TIRANË/ Bozo: Kam plot energji, shumë ide...
Previous article JENI KURIOZË TA DINI? Ja cila mendohet së është arsyeja e ndarjes së Teas me Beartin

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Zbardhet plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori i dyshuar Aktualitet

DETAJET/ Zbardhet plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori i dyshuar

16 MIJË STUDENTË TË REGJISTRUAR NË UNIVERSITETE/ Më të preferuarat Mjekësia dhe IT Aktualitet

16 MIJË STUDENTË TË REGJISTRUAR NË UNIVERSITETE/ Më të preferuarat Mjekësia dhe IT

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT