• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Nga Morata te Higuain dhe Donnarumma, të gjitha “gënjeshtrat” e merkatos të Marotta-s
Home
Futboll

Nga Morata te Higuain dhe Donnarumma, të gjitha “gënjeshtrat” e merkatos të Marotta-s

6 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

“Donnarumma? Nuk kemi qenë kurrë në garë, nuk është një operacion që po e ndjekim”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Beppe Marotta, administrator i deleguar i Juventus-it, para disa ditësh në lidhje me portierin e ri të Milan-it, i cili konsiderohet nga shumë si pasardhësi i Gianluigi Buffon te bardhezinjtë.

Por qershorin e kaluar ai kishte dhënë këtë përgjigje kur është pyetur për interesimin e Juventus për talentin e kuqezinjve: “Donnaruma? Juventus ka të drejtën të shfrytëzojë çdo mundësi që i paraqitet. Kur një lojtar është në merkaton ne kemi për detyrë të provojmë ta marrim”.

Nuk është “gënjeshtra” e parë e thënë nga Moratta në merkaton. Duke filluar nga ata futbollistë që në fund kanë veshur fanellën e “Zonjës”, mund të gjenden shumë precedentë.

Nga Pirlo te Tevez, nga Morata te Pjanic dhe Gonzalo Higuain, nuk janë të pakta rastet kur drejtuesi bardhezi ka mohuar interesimin e klubit dhe pak më vonë ka mbyllur operacionin. Më pas janë edhe gënjeshtrat e dhimbshme për tifozët. Nga blerja e munguar Julian Draxler dhe Axel Ëitsel, te largimi i paul Pogba drejt Manchester United në verën e 2016-ës.

20/02/2011
“Kur ka lojtarë me kontratën në skadencë, si Pirlo, është normale që klubet e mëdha të interesohen. Por nuk është e vërtetë se jemi takuar me menaxherët e tij”. 24 majin pasues Juventus zyrtarin marrëveshjen me Pirlo-n.

18/05/2013

“Tevez? Është një lojtarë që ka një dëshirë të madhe për revansh. Por është në pronësi të Manchester City-it, nuk kemi patur asnjë kontakt me ata”. 1 korrikun pasues Tevez është transferuar tek Juventus.

16/01/2014

“Morata? Besoj se është i paarritshëm, por nuk kemi folur me Real Madrid”. Morata ka veshur fanellën e Juventus më 19 korrikun pasues.

31/08/2015

“Juventus nuk ka negociaur kurrë për Draxler”. Pasi e ndoqën gjatë gjithë verës, bardhezinjtë e kanë parë gjermanin të transferohet te Wolfsburg.

04/05/2016

“Pogba na e ka kërkuar City vitin e kaluar, por kemi refuzuar. Bashkë me Dybala, ai është një nga më të kërkuarit. Nuk është në traditën e Juventus të shesë yjet e saj”. Atë verë, Pogba është transferuar tek Manchester United.

09/05/2016

“Lexoj shpesh në gazeta se Pjanic është afër, por në të vërtetë nuk kemi negociuar kurrë me Roma-n”. Më 1 korrikun pasardhës Pjanic është bërë një lojtar i Juventus-it.

18/07/2016

“Higuain? Është një çështje e mbyllur, për momentin. Nuk ka asnjë negociatë me Napoli-n”. 8 ditë më vonë klubi torinez ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit argjentinas.

07/09/2016

“Witsel ishte një mundësi që është krjuar dhe, pasi kemi marrë autorizimin e Zenit-it, kemi bërë vizitat mjekësore. Operacioni nuk është mbyllur sepse Zenit nuk ka arritur të blejë lojtarin që do të zëvendësonte Witsel dhe gjithçka është shtyrë për më vonë…”. Witsel nuk u transferua kurrë tek Juventus dhe nga janari i 2017-ës luan në Kinë, me Tianjin Quanjian.

05/01/2018

“Donnarumma? Nuk kemi qenë kurrë në garë për të, nuk është një operacion që po e ndjekim”. E vërtetë apo gënjeshtër?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pjerin Ndreu sqaron statusin kunër "Ramës": Kambanë alarmi, qeveria ta dëgjojë që të përmirësohet
Previous article FOTO/ Atalanta mposht Romën, kjo është nota për Etrit Berishën

Q.Autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit Futboll

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid Futboll

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit Futboll

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT