Së shpejti pritet që të mbërrijnë 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Konitigjenti i parë pritet që të arrijë brenda shtatë ditëve. Ministra e Shëndetësisë ka konfirmuar për Express se COVAX e ka miratuar aplikimin e Qeverisë së Kosovës për marrjen e këtyre vaksinave.
“GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shumë shpejt. MSh, sipas procedurave te aplikimit te pergatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizem dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar apklimi i saj”, thuhet në një përgigje të MSH-së
Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit. Në ndërkohë në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 860 raste të reja me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive është 86.194 raste nga 405.798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.819 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 682 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.106./Express/


