• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë
Home
Sociale

Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë

26 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Kollosi i skenës shqiptare Robert Ndrenika, është vënë nën një sulm të shëmtuar nga mediat e PD dhe LSI, pse u shfaq në spotin e parë të fushatës së Partisë Socialiste.

Kuptohet, prania e tij në spotin e PS-së është një goditje e fortë për opozitën, ndaj dhe balta që duan të hedhin ndaj tij, është e kuptueshme, por jo e pranueshme.

Robert Ndrenika ka bindjet e tij dhe është një qytetar i lirë, siç ka qenë edhe kur kandidoi dhe u bë deputet i PD-së, dhe që askush nuk e përgojoi.

Apo dhe kur përplasej me PS-në dhe Erion Veliajn për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Dhe kur u bind se ai do të ndërtohej shumë më i mirë se çfarë ishte, u tërhoq në botën e tij, ndërkohë që vëllezërit Budina e Neritan Liçaj me shokë, e kthyen atë në një kauzë politike.

Edhe atëherë, ai që u sulmua ishte pikërisht Ndrenika, i cili luftoi për një Teatër më të mirë, jo vëllezërit Budina apo Liçaj, që Teatrin e kthyen në një kauzë për të hyrë në politikë.

Këtë radhë madje, për ta banalizuar figurën e Ndrenikës, kanë arritur deri aty se ta krahasojnë me Ermal Mamaqin apo Çiljetën, pasi edhe këta të fundit kanë qenë me PD-në vite më parë, dhe sot bëjnë fushatë për PS-në.

Ata duan t’i imponojnë me zor shoqërisë, atë që ose je me ata dhe kundër Ramës, ose je i shitur, nëse bëhesh me Ramën.

Alternativë tjetër nuk ka.

Për ta modeli është Neritan Liçaj, që del e shan kundërshtarët me kuç e maç e kërcënon si një njeri i rëndomtë.

Epo mos prisni nga një artist si Robert Ndrenika, të bjerë në nivelin e Neritanit.

Dhe vazhdoni shajeni, se më shumë pikë i risni atij dhe më shumë vota i hiqni PD-së e LSI-së.

Se fundja të gjithë e dinë kush është Robert Ndrenika: Një kollos, që falë roleve të tij të panumërta, do të mbetet i pavdekshëm në artin shqiptar.

Ai nuk mund të bëhet pis nga kovat me baltë që i hedhin, edhe sikur të jetë “shitur” tek Rama.

Sepse ai është një pasuri kombëtare, që nuk ka baltë që e bën pis.

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI I BE/ DW: Certifikata e planifikuar e vaksinimit do të aplikohet që në qershor...
Previous article DO LARGOHET NGA GJERMANIA NË VERË/ Joakim Lëv kërkohet të bëhet “timonier” i klubit të madh italian

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË ITALI/ Gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË ITALI/ Gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe… Aktualitet

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie Aktualitet

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT