• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE NUK E NDALOI MITINGUN E BASHËS? Rama: Shpresoj që policia mos të bëjë gjë sepse janë artistë për…
Home
Politikë

PSE NUK E NDALOI MITINGUN E BASHËS? Rama: Shpresoj që policia mos të bëjë gjë sepse janë artistë për…

25 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Ditën e sotme Partia Demokratike çeli fushatën dhe në tubimin e saj morën pjesë me dhjetëra qytetarë, të cilët nuk zbatuan rregullat e pandemisë.

Gazetarja Gerta Zaimi e pyeti kryeministrin Edi Rama këtë të enjte në emisionin “Opinion” se pse Policia e Shtetit la të zhvillohej një miting ndërkohë që diçka e tillë nuk lejohet.

Kryeministri Edi Rama tha se shpreson që policia të mos marrë masa ndaj selisë blu edhe pse theu ligjin, pasi sipas tij, ata janë “artistë në mënyrën si bëjnë viktimën”.

Gerta Zaimi: Një pyetje ishte në lidhje me tubimin e Bashës. Në një shtet funksional kjo nuk do të kishte ndodhur. Nuk do të kishte ndodhur jo se nuk do kishte dashur kush e organizonte, por sepse organet e shtetit nuk do ta kishin lejuar që të ndodhte. Pse Policia e Shtetit la një tubim të kësaj natyre?

Edi Rama: Nëse kjo pyetje do më ishte bërë 5 apo 10 vite më parë do isha ndjerë shumë në vështirësi. Tani nuk jam më në vështirësi sepse ne hymë tek ato demokraci funksionale në këtë aspekt që nuk janë perfekte siç është edhe Amerika, ku vetë presidenti i mëparshëm ishte shëmbëlltyra më spektakolare e ftesës për t’u infektuar me mitingjet e veta. Unë nuk di ç’do bëjë policia në këtë rast se nuk kam qenë unë që i kam thënë policisë gjobit ose mos gjobit se nuk e bëj këtë punë. Madje përkundrazi i kam falenderuar kur kanë gjobitur deputetë tanët. Në këtë rast unë shpresoj që policia të mos bëjë gjë për faktin e thjeshtë se ata atje që dolën janë artistë në mënyrën si bëjnë viktimën. Siç e bënë në Elbasan. Unë kam qenë dëshmitar okular vetë. Bënë në Elbasan viktimën. Bënë një manipulim brutal të asaj që ndodhi. Pastaj u shit në të gjithë median, u bë një bolori sikur kisha vajtur me një bandë dhe banda që unë kisha vajtur i kishte rënë në qafë një grupi dasmorësh që thjeshtë kishin lënë ditën e dasmës në festën e Verës, pavarësisht se për herë të parë në histori shfaqet një lider politik me makina, me flamuj, me britma, me Rama ik, ditën e Verës. Shpresoj që të mos bëjë gjë policia se pastaj do ta hajë policia gjithë atë baltën që prodhohet nëpër klubet e natës mediatike./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KATAR 2022/ Kombëtarja mposht Andorrën falë golit të Lenjanit dhe sfidon Anglinë
Previous article SKANDAL NË KATAR 2022/ Austria luan regbi, arbitri nuk vërshëllen penallti për Skocinë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT