Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Berisha i cili e krahasoi nisjen e fushatës së Ps-së me plakat e Marsit për shkak të mungesës së mbështetësve të saj. I pyetur në emisionin Opinion, Rama është përgjigjur duke vënë në dukje të gjitha masat anti Covid që PD theu sot duke organizuar miting dhe grumbulluar shumë njerëz.
‘Pse nuk shkoi Berisha në atë shesh mes gjithë atyre njerëzve?’-u shpreh Rama. ‘Sepse ai e di që kjo gjë që PD bëri sot është e rrezikshme’-tha Rama.


