• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KU NDRYSHON VAKSINA KINEZE NGA TË TJERAT? Përgjigjet ekspertja e ISHP: Është e sigurt…
Home
Sociale

KU NDRYSHON VAKSINA KINEZE NGA TË TJERAT? Përgjigjet ekspertja e ISHP: Është e sigurt…

25 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Shqipëria ka siguruar 1 milion doza të vaksinës kineze anti-Covid.

“Kemi siguruar 1 milion vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë.

Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”, bëri të ditur Rama.

Por, çfarë është vaksina kineze dhe në sa doza merret?

Ekspertja e ISHP-së, Iria Preza sqaroi për Top Channel se vaksina kineze do merret në dy doza, por ndryshe nga vaksina ruse apo edhe vaksinat e tjera, ajo është virus i dobësuar që injektohet dhe që nxit qelizat për të krijuar antitrupa.

“Vaksina kineze, ashtu si vaksinat e tjera që janë në përdorim, është një vaksinë e sigurt që ka një përdorim të gjerë.

Është një vaksinë, e cila merret me dy doza, pra një lloj si vaksinat që po përdorim. Por, në ndryshim nga ato, kushtet e ruajtjes i ka si vaksinat që përdorim zakonisht, pra është ruajtja në plus 2, plus 8.

Në ndryshim nga vaksinat e tjera që kemi marrë, kjo përbëhet nga virusi jo i gjallë, jo aktiv. Vaksina pasi injektohet do mundësojë njëlloj krijimin e antitrupave në organizëm. Në këtë mënyrë, kur vaksinohemi, kemi mbrojtje ndaj Covid”, bëri të ditur ekspertja e ISHP, Iria Preza.

Vaksina kineze do të aplikohet në moshën mbi 18 vjeç e lart dhe pritet që javën e parë të muajit prill të nisë vaksinimi masiv i popullatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KENI DHIMBJE KOKE? Ju duhet uthull molle, ja si ta përdorni
Previous article FUSHATA E PS NË TIRANË/ Veliaj: Eventi do të fillojë me një spot fantastik, ja kush pritet të flasë

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË ITALI/ Gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË ITALI/ Gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe… Aktualitet

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie Aktualitet

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT