• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRE TË ARRESTUAR NË KORÇË/ Po transportonin 19 emigrantë të paligjshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

TRE TË ARRESTUAR NË KORÇË/ Po transportonin 19 emigrantë të paligjshëm

25 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Korçë ka goditur dy raste të tjera të veprimtarisë të paligjshme të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. M., 38 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë; G. M., 28 vjeç dhe A. R., 48 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi D. M., është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar kundrejt shpërblimit me mjetin tip “Toyota”, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilit gjatë ndjekjes i është bërë me shenjë të ndalonte, por 38-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ku më pas u kap dhe neutralizua.

Ndërsa shtetasit G. M. dhe A. R., u kapën në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 1300 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO QESH APO PO QAN?" Mevlani "preket" gjatë kërcimit të Antonelës me Blerimin
Previous article PËRDHUNOI TË MITURËN/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë. Vajza u largua nga shtëpia pas...

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT