• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DETAJET E REJA/ Në kurs nga fillimi nëse hiqen pikët e patentës
Home
Ekonomi

DETAJET E REJA/ Në kurs nga fillimi nëse hiqen pikët e patentës

24 March, 2021 F.autor Ekonomi

Përveç heqjes së pikëve të patentës, sistem i cili u pranua dhe nga autoritet publike se nuk ka funksionuar si duhet në Shqipëri, qeveria do të detyrojë personin që humb lejen e drejtimit që të ndjekë kurse formimi përpara se të japë provimin. Mitat Tola, drejtor i Policisë Rrugore, tha në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se ndryshimet në Kodin Rrugor do të bëjnë që edhe në vendin tonë frika për humbjen e pikëve, do të jetë si në shtetet e tjera të Bashkimit Europian.

“Ky sistem pikësh nuk ka funksionuar dhe nuk ndihet frika që ndihet në BE, që ka frika humbjen e pikëve sepse humb kohë pune dhe duhet të shkojë në kurs. Me urdhër ose VKM do të përcaktohet mënyra, koha, se si do të ndiqet kursi përpara se marrësh provimin”.

Por përveç europianizimit të sistemit të pikëve të patentës, vetë deputetët e mazhorancës kanë kërkuar standarde europaine edhe në sinjalistikën rrugore, ku tabelat dhe daljet e shpeshta të mos penalizojnë drejtuesin e mjetit. Në shumë raste vendosja e tabelave me shpejtësi të ulët në 20 km/h në rrugët kombëtare e bën të pashmangshme shkeljen.

“Burimi kryesor i aksidenteve daljet dytësore në rrugë që kufizojnë dhe shpejtësinë. Duhet të parashikojmë rivendosjen standardizimeve”.

Kreu i Policisë Rrugore tha ndëshkimi ka nisur të orientohet për shpejtësinë e lartë dhe jo për shkeljet për tabelat me shpejtësi të ulët, ndërsa tha se burimi kryesor i aksidenteve është tejkalimi i shpejtësisë dhe jo mungesa e standardeve në rrugë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PORTUGALI-AZERBAJXHAN/ Trajneri Santos i beson treshes së sulmit Silva, Silva dhe Ronaldo (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article JEP PËRGJIGJEN/ Fico: A mund të vaksinohet një person me 2 doza të ndryshme?

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT