• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I kishit harruar “Boss”-ët që dogjën Shqipërinë! Të hënën në ankand pronat e ish-firmave piramidale
Home
Ekonomi

I kishit harruar “Boss”-ët që dogjën Shqipërinë! Të hënën në ankand pronat e ish-firmave piramidale

6 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Ekonomi

Ditën e hënë, më 8 Janar 2018, Ministria e Financave do të tentojë të shesë në ankand disa prej pronave të mbetura në pronësi të ish-firmave piramidale.
Pas tentativës së dështuar për shitjen e 14 pronave në Tetor të vitit të shkuar, këtë radhë vlera fillestare e përbashkët kap shifrën e 142.6 milionë lekësh. Pjesa më e madhe e pasurive, që përfshijnë ish-ndërmarrje, apartamente dhe tokë truall, i takon shoqërisë “VEFA”.

Aseti më i rëndësishëm në ankandin që do të zhvillohet pranë Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike është një sipërfaqe toke truall prej 14,030 metrash katrorë, e cila i përket ish-fabrikës së salcës në Fier. Kjo pasuri në pronësi të shoqërisë “VEFA” ka një vlerë fillestare në ankand prej 84.1 milionë lekësh.

Objekte të tjera me vlerë janë: ish-pularia në Grizë të Patosit, e vlerësuar me një çmim prej 11.1 milionë lekësh, në pronësi të shoqërisë Kamberi.

Po ashtu në shitje do të ofertohen edhe 2 mijë metra katrorë truall stacion pompimi në Paskuqan, në pronësi të “VEFA”, vlerësuar në shumën e 9 milionë lekëve; si edhe punishtja e sallamit në Lushnje, me një vlerë prej 8 milionë lekësh, në pronësi të shoqërisë “BENO”.

Pasuritë e mësipërme, janë ndër të paktat që kanë mbetur pas konfiskimit të pronave të ish-firmave piramidale dhe ndarjes së një pjese prej tyre./scan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Barcelona i uron mirëseardhjen Coutinhos
Previous article "Moj po kjo çfarë përdor për fytyrën?", Kejvina e Ermalit duket si më mirë se asnjëherë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT