• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHEN Hajdari: Në 30 vite, shqiptarëve nuk u është siguruar minimumi
Home
Politikë

SHPËRTHEN Hajdari: Në 30 vite, shqiptarëve nuk u është siguruar minimumi

23 March, 2021 s.autor Politikë

Deputetja opozitare, Rudina Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj politikanëve, gjatë seancës së sotme plenare.

Hajdari, tha se fshatrat e qarkut të Elbasanit, edhe pse perla të natyrës, janë lënë në harresë nga qeveria. Ajo theksoi se prej 30 vite, si PD e PS nuk kanë bërë asgjë për vendin, por e kanë lënë në harresë të plotë.

Gjithashtu, Hajdari i cilësoi politikanët e këtyre 30 viteve të fundit si “mashtruesa dhe legena”. “Ajo që do të vë në dukje për ta ilustruar këtë që sapo thash, në këto 30 vite qoftë këto që janë në këtë sallë qoftë ata jashtë, nuk kanë siguruar minimumin për shqiptarët. Ato që janë më elementare, rrugët, ujin dhe energjinë elektrike. Nëse nuk më besoni për këtë që sapo thash, hajeni me mua dhe vizitojmë fshatrat e Çermenikës, Gjinarit, Tunjës, Sultës, Selitës, Mollasit, Greqanit dhe shumë e shumë fshatra që janë në zonën e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit. Janë fshatra të harruara. Ku prej dy palë zgjedhjesh refuzojnë të votojnë. Të gjithë rrahin gjoksin më të madhe dhe thuhet se do u bëjmë rrugën, por nuk hedhin as një grusht zhavorr. Në Çermenikë nuk ka ujë të pijshëm, ujë vaditës, atje buhet për ujë, ndërkohë malet përreth vetëm rrjedhin ujë. Por ato janë dhënë për koncesione për një grup njerëzish. Hajde shkojmë në Gjinar, një perlë të Shqipërisë, por sapo shkon atje të bie në sy qendra e shkatërruar, që ka vetëm baltë. Në Gjinar çdo fundjavë shkojnë 600 turistë, por qeveria nuk ka vendosur dorë fare atje, që të lijojë turistët të shijojnë Gjinarin. Shtetarët tanë kanë vjedhur pyjet, për veten e tyre, shkojnë të gjithë fitimet që marrin nga këto pyje i fusin në xhepat e tyre. Kur bie fjala për të paguar energjinë elektrike, çdo gjë që i takon bashkisë aty i ke, gati tu. Por kur bie fjala për të bërë investime, asgjë nuk bëhet. Kjo është e vërteta. Shko në Tunjë sot, një fshat që rrit levando në male, të shkosh atje 14 km rrugë dhe të mos bëhet asnjë investim, më thoni si e keni bërë në 30 vite. A nuk keni turp se si e keni bërë këtë vend”, tha Hajdari.

Mw tej deputeteja qw kandidon nw Elbasan theksoi se “duhet ta kishit bërë me kohë këtë gjë, na takon ne ta bëjmë sepse Shqipëria do të ecë përpara. Nuk do të mbajmë ne kusurin e legenëve e mashtruesve që s’kanë bërë asgjë për Shqipërinë për 30 vite. Elbasani është djepi i kulturës, por atje numërohen shumë shkolla të mbyllura”.

“Sot Elbasani është qyteti më i varfër pas Kukësit. Ju nuk keni bërë asgjë dhe kërkoni një mandat të tretë, për çfarë për të larë mëkatet. Sot një banorë i thjeshtë që jeton në këto fshatra, që duhet të ecë 20 km për në Elbasan, të ketë një problem shëndetësorë vdes rrugës. Ju në Shqipëri keni parë vetëm veten tuaj. Të gjitha pasuritë natyrore, floriri, uji, nuk kanë ngjyrë për ju, kushdo që kanë ardhur kanë dhënë koncesione. Kjo është e vërteta. Ndaj, kur ju përvetësoni taksat e shqiptarëve nuk doni të dini a janë të majtë apo të djathtë. Sa herë të jeni në qeveri një avaz keni. E pësojmë të gjithë njësoj, kur ju përvetësoni naftën, taksat, lumenjtë, ju përvetësoni të ardhmen e fëmijëve tanë. Unë kam thirrje për shqiptarët, boll u zutë për këta, sepse janë bashkë dhe kanë qenë gjithmonë bashkë. Ne duhet të luftojmë dhe të bëhemi bashkë kundër këtyre politikanëve që kanë zaptuar vendin. Ju nuk keni idealizma, por vetëm dëshirën për të vjedhur”, tha Hajdari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇFARË E KE FATIONIN?" Ja si përgjigjet Fifi pas fjalëve të dala së fundmi: E falenderoj...
Previous article NUK DO E NJIHNI/ Ja si dukej Saimiri para se të bëhej i famshëm në "Love Story" (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë Politikë

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT