• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PLAGOS DJE NË DURRËS/ Arrestohet 25 vjeçari, ja çfarë i gjeti policia në banesë
Home
Aktualitet
Kronikë

U PLAGOS DJE NË DURRËS/ Arrestohet 25 vjeçari, ja çfarë i gjeti policia në banesë

23 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës në lagjen nr 4, ku mbeti i plagosur Arbër Tivari.

Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Arbër Tivarin, në spital, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.

Po ashtu policia ka shpallur në kërkim Aklet Buçpapën, 28-vjeç, i cili është autor i plagosjes së Arbër Tivarit.

‘Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4, ku mbeti i plagosur 1 shtetas.

Vihet në pranga 25-vjeçari i përfshirë në konflikt, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit të plagosjes së 25-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4, Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua në flagrancë (në ambientet e spitalit), shtetasi A. T., 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 4, Durrës, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, shtetasi A. B. ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin A. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë të ftohtë (thikë), një kapuç në ngjyrë të zezë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve në banesë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit A. T.’- njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BASHKËSHORTIN E KAM NJOHUR DUKE MË..."/ Delinda Disha: Tani burri vetëm më vesh, nuk më zhvesh…
Previous article E DUAN REALI DHE BARÇA/ Talenti Erling Haland zbulon të ardhmen

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT