Teksa hynte në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Rama nuk ka dhënë asnjë prononcim për gazetarët, thjesht u ka thënë atyre “Mirmëngjes kazan”.
Spikerja e News 24 ndersa ka përsëritur këtë fjalë të kryeministrit ka thënë se e gjithë asambleja e PS do të transmetohet LIVE “tek ky kazan”.
“Po, mirëmëngjes nga ky kazan që do të transmetojë tani live mbledhjen e Asamblesë së PS-së”.
As gazetarja e News 24, Marsela Karapanço nuk ia ka lënë mangët kryeministrit duke thënë për gjithë publikun këto fjalë:
“E ka shumë dëshirë daljen e tij në kazan kryeministri Rama. Por sot ai do të jetë brenda këtij kazani. Tek ky kazan sot Rama do të flasë për prioritetet e 2018 dhe shpresojmë që këto prioritete të mos i bëjë pis në kazan.”/tp


