Për katër vite, ato njiheshin si dy motrat velina të programit investigativ “Fiks Fare”, Viola e Petrula Spiro.
Por me largimin nga ai emision, rrugën e televizionit e vazhdoi Viola, të cilën e pamë si prezantuese në disa emisioneve sportive.
E fundi i vitit 2017 për të ishte më i bujshmi për jetën e saj private, për shkak të burgosjes së të dashurit, Valentin Selaj, i cilësuar ndryshe si bos kokaine në Holandë dhe Itali.
Për lidhjen e saj të dashurisë, Viola kishte folur në media, por pa ia përmendur emrin, deri në momentin e arrestimit të tij në Firence, që bëri dhe vetë Violën protagoniste të mediave italiane.
Ajo u komentua si e dashura bukuroshe e bosit të kokainës, e cila bënte jetë luksoze dhe udhëtime të shtrenjta nëpër Europë, në sajë të mundësive dhe parave, që i ofronte ai.
E pas gjithë kësaj zhurme, Viola tani shfaqet më shumë pranë motrës së saj Petrulës, duke kaluar në plan të dytë sa i takon protagonizmit në rrjetet sociale me jetën e saj.
Madje, duke qenë në shoqërinë e Petrulës, u bë shkas për një lajm në media, të cilët ngatërruan të dashurin e Petrulës duke e komentuar si të dashurin e ri të Violës.


