• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID/ Ulet numri i VIKTIMAVE por rriten INFEKTIMET, 3509 të vaksinuar për 24 orë
Home
Breaking News

DALIN SHIFRAT E COVID/ Ulet numri i VIKTIMAVE por rriten INFEKTIMET, 3509 të vaksinuar për 24 orë

20 March, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 519 raste të reja me COVID, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me ditën djeshme.

Fatkeqësisht 11 pacientë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar në 2133 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3509 vaksinime antiCovid. Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3251 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 519 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (20 Mars 2021)

Raste të reja ditore 519

Të shëruar në 24 orë 671

Të shtruar në spitale 399

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 3251

Testime totale 529,309

Raste pozitive 120,541

Raste të shëruara 84,625

Raste Aktive 33,783

Humbje jete 2133

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23013

Fier 2596

Durrës 1561

Vlorë 1456

Shkodër 1267

Gjirokastër 1196

Korçë 813

Lezhë 642

Elbasan 418

Dibër 343

Kukës 332

Berat 146

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Kamarata: Nuk duhet ta shohim si “jetë a vdekje”, por humbja nuk ka justifikim
Previous article CV-të e “intelektualëve” të LSI: Meta-Kryemadhi listë me ngelësa, persona me shkollë partie, të diplomuar tek Kristali dhe spiunë

F.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT