• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK ISHTE E LEHTË”/ Rama tregon si e bindi aktorin Petrit Malaj të ishte kandidat i PS
Home
Politikë

“NUK ISHTE E LEHTË”/ Rama tregon si e bindi aktorin Petrit Malaj të ishte kandidat i PS

20 March, 2021 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidatët e qarkut të Kukësit, ku zbuloi bisedën me ish-rektorin e Arteve Petrit Malaj, për ta bindur që të bashkohej me ekipin e socialistëve.

Kreu i qeverisë tha se biseda nuk ka qenë e lehtë, ndërsa aktori i njohur Petrit Malaj tha se i ka hyrë kësaj gare vetëm për të marrë përgjigjësi dhe për të sjellë një ndryshim në këtë qark.

“Nuk e kisha menduar që do isha kandidat për deputet. Ishit ju që më nxitët. Ju përgjigja me dëshirë kësaj ftese, sepse mendoj që së bashku mund të ndryshojmë. Kam gjetur shumë njerëz punëtor që kanë mirëpritur kandidaturën time. E gjitha ka për të shkuar në hullinë tonë, falë përkushtimit dhe përgjegjësisë. I kam hyrë kësaj gare vetëm për të marrë përgjegjësi. Ju kam thënë që unë nesër do vij përsëri këtu, dhe nëse marr përsipër se do ti bëjmë…Unë ju quaj njeriun e punës, jo vetëm të fjalës, paçka se edhe fjalën e artikuloni në mënyrë të shkëlqyer”, tha Petrit Malaj.

“Për hir të së vërtetës të jam unë mirënjohës. Sepse të thashë nuk do të kisha shqetësuar me këtë ftesë sepse ti je gur i rëndë në vend të vet, por ka qenë insistimi i miqve në Tropojë që donin patjetër që Petrit Malaj të ishte mundësia e tropojanëve për të zgjedhur që më shtyhu të shqetësoj.

Biseda nuk ka qenë e lehtë. Ne njihemi prej kohësh, respekti është reciprok. Biseda nuk ka qenë e lehtë sepse më ke kërkuar me këmbëngulje të dije në avancë çfarë do sillte për komunitetin atje. Je përfaqësues i tropojanëve të butë dhe të vendosur. Më ka ardhur shumë mirë që në bisedë, e ke vlerësuar ndryshimin që ka ndodhur, por patjetër ashtu si për ty edhe për mua është i pamjaftueshëm”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ I skadon kontrata në qershor, Barcelona futet në garë me Inter-in për yllin e Liverpool...
Previous article E NDOQËN KUR DOLI NGA SHTËPIA DHE PRITËN.../ Si u ekzekutua Mond Çekiçi, baba i 2 fëmijëve

s.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT