Gjendet arma me të cilën u ekzekutua Edmond Koçi mëngjesin e sotëm në Durrës. Mësohet se arma është gjetur brenda makinës tip “Benz” që mendohet se është përdorur nga autorët për ekzekutimin e 40-vjeçarit.
Te makina e djegur është gjendur automatiku kallashnikov, që dyshohet se është përdorur në vrasjen e Mond Çekiçit brenda makinës së tij, i cili është qëlluar me minimumi 12 plumba.
Mond Çekiçi ose Edmond Koçi, anëtar i bandës së Durrësit, është ekzekutuar mëngjesin e sotëm.






