• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHEN FORMULARËT/ Basha përfshin në lista trafikantë droge dhe hajdutë, shemb kauzën e dekriminalizimit
Home
Politikë

ZBARDHEN FORMULARËT/ Basha përfshin në lista trafikantë droge dhe hajdutë, shemb kauzën e dekriminalizimit

19 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Opozita shqiptare synon njollosjen dhe kriminalizimin e parlamentit të ardhshëm, teksa ka përfshirë në lista kandidatë me rekorde kriminale, duke shembur kësisoj kauzën kryesore të saj, atë të dekriminalizimit. Pas Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, edhe Lulzim Basha ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë disa trafikantë droge dhe hajdutë. Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë verifikuar formularët e kandidatëve të PD-së në 6 qarqe të vendit nga 12, konkretisht në Durrës, Dibër, Berat, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër.

Në Durrës, Lulzim Basha ka kandiduar Rezart Tushën, i cili në formularin e dekriminalizimit thotë se është dëbuar nga Zvicra në vitin 1994. Sipas tij, komunikimi për t’u larguar ishte verbal dhe për shkak të tejkalimit të lejes së qëndrimit. Por, në një letër e zyrës së emigracionit në Zvicër drejtuar ambasadës zvicerane në Shqipëri, thuhet se kandidati i PD-së është arrestuar në tetor të vitit 1994 me heroinë, dhe për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh.

Në Dibër listën e PD-së e kryeson Xhelal Mziu, i cili në formularin e dekriminalizimit deklaron se është arrestuar në fund të vitit 2013 dhe më pas është dënuar me dy vjet burg nga shkalla e parë për shpërdorim detyre kur drejtonte Bashkinë e Kamzës, por që u shpall i pafajshëm nga Apeli, përmes një vendimi të dyshimtë. Aktualisht Mziu po verifikohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa doli si protagonist edhe në dosjen e 184, ku mbushte autobusët me votues për të votuar kandidatin e PD-së në Dibër, në 2016.

Në Fier, Lulzim Basha kandidon të tetin Agron Kapllanajn, i dënuar në vitin 2003 me dy vite burg në Itali për vjedhje. Kapllanajn nuk e ndalon ligji i dekriminalizimit për të kandiduar, por me vendosjen e tij në listë, Lulzim Basha vë në pikëpyetje kauzën e ‘listave të pastra’.

Në Elbasan, nën siglën e PD-së kandidon Lefter Gështenja, i cili ka ndryshuar mbiemrin nga Kostenja në Gështenja për arsye të paspecifikuara. Në Elbasan kandidon edhe Ardian Zeneli, i ndaluar nga policia në shtator 2014, për arsye të paspecifikuara, por që thotë se ndalimi ka rezultuar i paligjshëm.

Edhe më problematike rezulton lista e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e dominuar nga personazhe me dosje në SPAK, me të dënuar për fshehje pasurie, afera dhe bixhoz të paligjshëm, me të hetuar për trafiqe etj.

 Formulari i dekriminalizimit, Rezart Tusha 

Formulari i dekriminalizimit, Xhelal Mziu

Formulari i dekriminalizimit, Agron Kapllanaj

Formulari i dekriminalizimit, Lefter Gështenja

Formulari i dekriminalizimit, Ardian Zeneli

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Nuk ka qetësi në shtëpinë e Inter, infektohet me COVID-19 një pjestar i stafit teknik
Previous article "KATAR 2022"/ Dikur cilësohej si një ndër talentet më të mëdha në Europë, ylli Jonuzaj grumbullohet me skuadrën e...

F.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT