• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI KUNDËR COVID-19/ Kushi: Ja sa mësues kanë marrë dozën e parë
Home
Politikë

VAKSINIMI KUNDËR COVID-19/ Kushi: Ja sa mësues kanë marrë dozën e parë

19 March, 2021 s.autor Politikë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se procesi i vaksinimit të mësuesve po vijon normalisht. E ftuar në studion e ABC, minsitrtja tha se tashmë janë të gjitha provat se vaksina AstraZeneca është e sigurt.

“Besoj që procesi po ecën në rrugë të mbarë. Tani i kemi të gjitha provat që është vaksinë e certifikuar. Vaksina është e sigurt dhe më vjen mirë që procesi po ecën”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse ka pasur mirëkuptim, tolerancë me mësuesit dhe përse nuk u pezullua përkohësisht kjo vaksinë, ndërkohë që shumë shtete e bënë, Kushi tha se arsimtarëve nuk u është ushtruar presion.

“Nuk ka presion, por përkundrazi mësuesit mund të vendosin vetë nëse e bëjnë në këtë moment vaksinën. për shkak të hezitimit të disa mësuesve nuk mund të penalizojmë pjesën tjetër. Ne kemi filluar procesin sepse pjesa më e madhe e ndjejnë rrezikun dhe duan.

Ata që nuk duan, kanë të drejtë ta bëjnë në moment tjetër. Disa janë duke e kaluar, disa janë duke e kaluar dhe do të ketë një moment të dytë për të gjithë ata që nuk duan tani. Në asnjë rast nuk ka presion. Unë jam e sigurt se ata që hezitojnë do të ndërgjegjësohen. Por ne nuk i vëmë në presion. Dozat që erdhën në Shqipëri ishin të kontrolluara dhe të vërtetuara të sigurta”, deklaroi ministrja.

Kushi tha se procesi i vaksinimit të mësuesve po vijon normalisht. Ministrja tha se deri dje janë vaksinuar mbi 6 mijë mësues.

“Deri dje janë vaksinuar mbi 6 mijë mësues. Për mësuesit që kanë humbur jetën gjithmonë rastet janë bërë publike. Meritojnë mbështetej, jo vetëm mësuesit por të gjithë qytetarët. Është një vendim që s’më takon mua, por merret në qeveri. Ka shumë specifika dhe detaje, buxhetin e shtetit e dimë”, tha ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM NË GREQI/ Zbulohet një variant i ri më i rrezikshëm i Covid-19
Previous article VODHËN ME DHUNË KARBURANTIN NË KRUJË/ Arrestohen 4 persona, sekuestrohet...

s.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT