55-vjeçarja që humbi jetën tre ditë më parë në urbanin e qytetit pas një ataku kardiak, vdiq vetëm pak minuta pasi ajo ishte larguar nga spitali Rajonal i Shkodrës.
Viktima File Dibra ndërroi jetë në autobus pas një ataku kardiak, teksa po kthehej në shtëpi më autobus, pasi doli nga spitali, raporton Dosja.
Më herët gruaja 55-vjeçare kishte pasur një gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe pas kësaj është transportuar me një ambulancë nga banesa pranë urës së vjetër të Bunës, drejt spitalit të Shkodrës.
Bashkëshorti i saj ka deklaruar, se është i paqartë për çfarë ka ndodhur pasi ka qenë në punë, por kërkon nga policia që të hetojë dhe të zbardhë ngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, ndërsa kanë qënë qytetarët që ishin po ashtu në autobus, ata që kanë parë të gjithë skenën dhe i kanë ardhur në ndihmë gruas. Fatkeqësisht ajo pësoi atak-kardiak dhe ndërroi jetë në vend.


