• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROVOKIMI I VUÇIÇ/ Reagon Majko: Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb
Home
Politikë

PROVOKIMI I VUÇIÇ/ Reagon Majko: Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb

19 March, 2021 s.autor Politikë

Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka provokuar së fundmi duke e mbuluar Kosovën me flamurin serb. Postimi i tij në Instagram për 17 mars në ditën kur nisën sulmet e NATO-s në vitin 1999 në Beograd kanë shkaktuar polemika të shumta.

Të menjëhershëm kanë qenë reagimet kundër tij nga Kosova, por edhe nga Shqipëria. Reagimi i parë në Shqipëri erdhi nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili ka qenë kryeministër në kohën e luftës së Kosovës

“Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vuçiç, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shkruan Majko.

Më tej ministri shqiptar thekson se “sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga Instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!”.

Presidenti serb i gjendur përballë presionit ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke mes dy shteteve fqinje, me këtë status është munduar të kapet pas nacionalizmave. Në postimin më të fundit të tij, Vuçiç shkruan për sulmet e NATO-s në 17 mars, duke e cilësuar si masakër, duke thënë se ‘Serbia nuk është e dobët”.

Vuçiç provokon, mbulon Kosovën me flamurin serb, Majko reagon

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon por nuk harron dhe nuk do të lejojë që një 17 mars të përsëritet sërish”, ka shkruar veç tjerash Vuçiç në Instagram.

Për këtë reagoi edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj. “Serbia po nxit propagandë urrejtje ndaj fqinjëve të saj. “Serbia nën sundimin autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda dhe urrejtja nxiten kundër fqinjëve. Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-atlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK BËN DOT DIFERENCËN/ HABIT Basha: Ngatërron emigrimin e trurit me rrjedhjen e trurit
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Rama LIVE, prezanton "Shërbimet për qytetarët dhe biznesin"

s.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT