• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MUTACIONI QË S’KAPET NGA TAMPONI/ Mjeku shqiptar në Francë: Janë zbuluar 8 raste, simptomat që kanë të infektuarit
Home
Sociale

MUTACIONI QË S’KAPET NGA TAMPONI/ Mjeku shqiptar në Francë: Janë zbuluar 8 raste, simptomat që kanë të infektuarit

19 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Autoritetet franceze kanë ngritur alarmin për identifikimin e një varianti të ri të koronavirusit në një rajon të Francës, që nuk mund të zbulohet nga testet standarte PCR. Anestezisti shqiptar në Francë, Teni Kamberi në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, u shpreh se janë zbuluar 8 persona të prekur nga ky version, por siç theksoi ai, nuk paraqet simptoma më të rënda se të tjerët.

“Në një spital janë bërë testime të 79 personave të infektuar nga ky Covid-i dhe 8 prej tyre janë diagnostikuar me një variant që nuk është detektuar asnjëherë deri më tani. Me një test të thjeshtë PCR, nuk po bëhet diagnostikimi i këtij virusi. Duhej një mënyrë më invazive ose përmes testit antigjenik dhe deri më tani nuk është konstatuar ndonjë rast i rëndë se rastet e tjera. Kjo është më pak shqetësuese.“, u shpreh ai.

Më tej, Kamberi shtoi se të infektuarit nuk kanë simptoma të tjera nga ata që janë prekur nga variantet e tjera. “Në fakt këta pacientë kanë patur të njëjtat simptoma si të tjerët. Dyshimi është rritur sepse testi i parë ka dal negativ dhe pastaj janë bërë kërkime më të thella. Këtu janë dy mundësi.

Njëra është pozitive që domethënë jemi optimistë se nga kalimi nga sfera e hundës dhe gojës ka kaluar shumë shpejt në mushkëri, aftësia kontaminuese e pacientëve zvogëlohet. Nëse e kemi virusin akoma në sferën e hundës dhe gojës, kontaminimi është më i pakët. Kjo është gjëja pozitive, gjëja më pak optimiste është se ky variant ka bërë një ndryshim i cili do të jetë i vështirë të kapet.”, tha më tej Kamberi. /abcnews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Franca sërish nën bllokim mbarëkombëtar
Previous article "ËSHTË E SIGURTË DHE EFEKTIVE"/ Boris Johnson do të vaksinohet me AstraZeneca

Delo.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT