• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË TIRANË/ Dëshmia e Ernejt Shytit. Si e siguroi grupi foton e 66-vjeçarit Behar Sofia
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA NË TIRANË/ Dëshmia e Ernejt Shytit. Si e siguroi grupi foton e 66-vjeçarit Behar Sofia

18 March, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në dëshminë e tij dhënë para hetuesve, vrasësit të 66-vjeçarit Behar Sofia, Ernejt Shytit, i është treguar një fotografi dokumenti e objektivit që duhej të eliminonte.

Përpara hetuesve ai ka thënë se diçka e tillë i është treguar gjatë takimit që 4 të arrestuarit kanë pasur me njëri-tjetrin. Më tej, 24-vjeçari ka thënë se bëhej fjalë për fotografi pasaporte ose të një dokumenti identifikimi dhe jo foto rastësore.

Dy ditë para krimit të rëndë, policia ka të fiksuar në kamerat e sigurisë Shytin, i cili lëviz me të njëjtën biçikletë që u largua pas vrasjes.

Për grupin e hetimit, diçka e tillë ngre pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si grupi i përbërë nga Skënder Vathi, Xhixha dhe Visha, ka arritur të sigurojë një foto të një dokumenti personal të Behar Sofisë.

Prokuroria ka dyshime se foto i është dhënë Vathit nga të tjerë persona që kanë lidhje me ngjarjen, por 54-vjeçari ka mohuar çdo gjë mbi këtë çështje.

Mësohet se hetimet do të shtrihen dhe në burgun ku 54-vjeçari vuajti dënimin për një ngjarje tjetër në Fushë-Krujë, për të mësuar të gjitha vizitat dhe kontaktet që ai ka pasur atje.

Prokuroria dhe policia dyshojnë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, por që personi i vetëm që mund të bëjë lidhjen është 54-vjeçari.

Skënder Vathi u zbulua mes mesazheve telefonike të dërguara në numrin e Ernejt Shytit, ku e lajmëroi për daljen nga banesa të 66-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dy anët e modelit politik të “qeflies së molotovit” dhe stadiumi si dëshmitar “shkëlqyes”
Previous article VENDIMI I EMA PËR "AstraZenecan"/ Vjen REAGIMI i Ramës: Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit...

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Anulohen fluturimet drejt Katanias, shkak bëhet... Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Anulohen fluturimet drejt Katanias, shkak bëhet...

SHEMBJA E GODINËS NË ATHINË/ Zbulohen emrat e motër e vëlla shqiptarë mes viktimave Aktualitet

SHEMBJA E GODINËS NË ATHINË/ Zbulohen emrat e motër e vëlla shqiptarë mes viktimave

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova Aktualitet

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT