• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA PROÇESI ELEKTORAL TEK LUFTA NDAJ KRIMIT/ Ministri Çuçi takim online me ambasadorët e BE: Ja prioritetet për 2021-shin
Home
Politikë

NGA PROÇESI ELEKTORAL TEK LUFTA NDAJ KRIMIT/ Ministri Çuçi takim online me ambasadorët e BE: Ja prioritetet për 2021-shin

18 March, 2021 Delo.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim informues online, me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, në Tiranë.

Ministri Çuçi informoi dhe iu përgjigj interesit të ambasadorëve për punën dhe progresin e bërë nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë, në kuadër të zbatimit të prioriteteve që lidhen me rritjen e sigurisë dhe masat për konsolidimin e shtetit ligjor. Ministria e Brendshme, si institucioni kryesor përgjegjës për zbatimin e Kapitullit 24, ka përmbyllur reforma të rëndësishme ligjore dhe po bën përpjekje të forta për zbatimin me efikasitet.

Ministri i Brendshëm prezantoi rezultatet në disa fusha, e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të “Operacionit Forca e Ligjit”, luftën kundër pastrimit të parave me burim kriminal, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, masat për të goditur korrupsionin në radhët e policisë. Më tej, Çuçi u ndal tek rezultatet e njësisë policore për kapjen e personave në kërkim, e krijuar në 2019, e njohur si “Fast Albania”, si dhe modernizimin dhe shtrirjen e teknologjisë në Policinë e Shtetit.

Më tej, ai foli për menaxhimin e kufirit, masat për frenimin e azilit të paligjshëm, si dhe nënvizoi rezultatet e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend që ka marrëveshje me gjithë agjencitë europiane për çështjet e brendshme dhe migracionin. Ministri shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vendeve partnere.

Ministri informoi gjithashtu ambasadorët për punën e MB-së, për hartimin e publikimin e listave zgjedhore dhe detyrimeve në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga Kodi Zgjedhor.

Ministri i Brendshëm prezantoi gjatë takimit prioritetet për vitin 2021, që janë lufta kundër krimit të organizuar, rritjen e parametrave të sigurisë publike, mbështetjen e procesit elektoral sa i takon fushës së përgjegjësisë, mirë-menaxhimin e lëvizjeve të qytetarëve dhe mallrave në kufi, procesin e integrimit dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe riorganizimin e Policisë së Shtetit, duke përmirësuar menaxhimin e burimeve njerëzore e duke riorganizuar stacionet të policisë në varësi të numrit të banorëve për zonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 PUSHTON ZIKALTËRIT/ Inter kthehet në vatër infeksioni, anulohet ndeshja ndaj...
Previous article KËRKOI QË TË TAKONTE KRYEMINISTRIN/ Rama i plotëson dëshirës 111-vjeçares që mori dozën e vaksinës Pfizer

Delo.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT