• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ENERGJIA/ Rama: Afrofeja u zhduk. Opozita kërkon të kthejë ato gjëra që ne mezi i hoqëm nga sistemi
Home
Politikë

ENERGJIA/ Rama: Afrofeja u zhduk. Opozita kërkon të kthejë ato gjëra që ne mezi i hoqëm nga sistemi

18 March, 2021 Delo.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga prioritete e qeverisë së tij në sektorin e energjisë. Teksa ka renditur sukseset e qeverisë së tij, Rama tha se opozita po kërkon që të rikthejë ato gjëra që mezi janë hequr nga sistemi.

“Nga ana tjetër niveli i humbjeve në sektorin e energjisë ishte katastrofik, që shkonte deri në 50%. Ndërkohë që sot kemi arritur në një nivel që është 21% që ka të bëjë me ato që quhen humbje teknike dhe që po rikuperohen me investime të reja. E pra ne do ta çojmë në mandatin e tretë. Humbjet teknike në 10% e pranueshëm botërisht, ndërsa aktualisht humbet 21%. Arkëtimet, sot kemi dyfishin e arkëtimeve sepse sot kemi të përfshirë të gjithë qytetarët në një proces transformimi që nuk do mund të kishte ndodhur pa ata. Rrezikonim të shkonin në kolaps energjik, me 1.2 mld borxhe të trashëguara, kemi bërë investime që janë bërë në një realitet ku 80% e rrjetit të shpërndarjes e gjetëm mbi 40 vjeç, madje ka pasur edhe relike të vitit 1936, një tmerr dhe sot e gjithë ditën me të drejtë shumë kush qahet pse kur fryn erë ikën energjie, apo kur bie borë, përtej faktit që kjo gjë mund të bëjë ndërprerje të SHBA, por tregon që duhet sërish investime, kemi ofruar gjysmë miliardi dollarë investime. Të rrisim sigurinë e furzinimit për të gjithë. E dyta të ndërtojmë dhe të transformojmë në stacionet e tjera në rang vendi nga veriu në jug një rrjet të ri 20kv me një seri kabinash tjetra që do të garantojnë një kompleks një siguri energjike dhe një cilësi më të mirë. Të fuqizojmë aspektin teknologjik smart, në monitorim dhe operim përmes një sistemi që është i instaluar në Shqipëri dhe e ka atë bazë të nevojshme për t’u shtrirë dhe zhvilluar duke telekomanduar në distancë të gjitha kabinat dhe duke filluar nga Shkodra në zona të tjera pasi është ndërtuar zemra këtu në pellgun Tiranë-Durrës. Një fakt që ka rëndësi të thuhet, ishim 154-tët në botë për kohën e lidhjes energjisë elektrike për një subjekt, sot jemi në vendin e 44. Deri në 2016 ishit në ankthin e faturave afrofe, një formë mbledhjeje para, jo duke bërë që të paguani atë që ju takonte, por për të siguruar mbijetesën në pasigurinë në atë gropë borxhesh. Afrofeja u zhduk, siç u zhdukën shumë të këqija. Kërkojnë që të rikthejnë ato gjëra që ne mezi i hoqëm nga sistemi”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Një infektim i dytë më i rrallë, por më i shpeshtë tek personat mbi 65 vjeç
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Patozi: Po u bë koalicion i madh, Shqipëria dorëzohet

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT