2 të rinj janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Të rinjtë e arrestuar janë të moshës 17 vjeç.
Burime për Report Tv bëjnë më dije se pas një sherri mes të rinjsh të dy kanë qëlluar me armë në ajër, ndërsa policia i ka arrestuar disa orë më pas.
Ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Novoselë.


