• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI/ Kaloi COVIDIN, Bujar Qamili: Isha në koma 21 ditë, i vdekur…
Home
Sociale

RRËFIMI/ Kaloi COVIDIN, Bujar Qamili: Isha në koma 21 ditë, i vdekur…

17 March, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Bujar Qamili ka rrëfyer dramën e tij me Covid-19. Në muajin dhjetor pasi përfundoi klipin e tij “Shokun tonë po martojmë” ai shkoi në Itali për të bërë një vizitë për veshkat.

Më pas ai u infektua me Covid-19 dhe përfundoi në koma për 21 ditë.

“Unë erdha përdisa ditë pushimi në Itali. Unë kam kohë që vuaj nga veshkat, kisha infeksion. Në Itali shkova edhe për të bërë pak qejf, por pas disa ditësh fillova të kisha krizë të fortë që rrallë herë më ka ndodhur.

U shtrova në spital dhe qëndrova gati 10 ditë. Gjatë kohës që isha i shtruar në spital kam dëgjuar disa gazetarë, gazeta që thanë jo është infektuar me Covid-19, jo virusi etj etj. Faktikisht nuk është e vërtetë sepse unë në spital jam shtruar për veshka.

Pasi jam shëruar telefonata e parë që kam bërë ka qenë më shokun tim Ramazan Çeka dhe me të drejtë ka deklaruar në disa media që nuk kam qenë me Covid, por me veshka.

Pasi dola, qëndrova disa ditë në shtëpi dhe pas pak ditësh i kam hipur avionit ashtu siç kam qenë, kam ardhur në Shqipëri dhe përfaqësova Shkodrën.

Kam bërë një telefonatë me Pandi Laçon dhe Ardian Hilën, më thanë që duhet të jesh patjetër sepse është Nata Shkodrane dhe nuk ka kuptim po të mos jesh ti.

Kur kam ardhur aty, kam kënduar këngën, me shokët e mi, kemi fol e kemi qeshur dhe i jemi afruar njëri-tjetrit shumë.

Të nesërmen i kam hipur avionit, kam ardhur në Itali se kam familjen këtu dhe në darkë vonë më filloi një temperaturë dhe lodhje.

Temperatura filloi të rritej deri ne 38 e gjysmë, trupi ishte i lodhur dhe djali më dërgoi në spital. Në spital dola që isha me virus.

Gjendja ka ardhur duke u vështirësuar, është bërë aq keq saqë nuk mund ta imagjinoni dhe unë vetë nuk kam dëshirë ta kujtoj çfarë mund të kenë qenë ato ditë për mua.

Pas 4-5 ditëve unë nuk kam ditur më gjë fare se çfarë bëhej sepse kam qëndruar në gjendje kome për 21 ditësh. Pas 21 ditësh jam zgjuar, e kam parë veten ku jam, absolutisht nuk kam qenë në gjendje të komunikoja shumë.

Meqë më erdhi rasti që të jap në një intervistë në një televizion kombëtar që shikohet nga e gjithë Shqipëria dhe Europa dua të përshëndes djalin tim që më qëndroi pranë dhe mjekët italianë të cilët ishin në dispozicionin tim”, është shprehur Bujar Qamili.

Bujar Qamili ka treguar se pasi hapi sytë pa djalin e tij që i qëndronte pranë dhe nuk preferioi që të mësonte se çfarë kishte ndodhur ato gjatë 21 ditëve në koma, ditë mjaft të vështira për familjarët dhe miqtë e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ KQZ miraton kandidimin e Tom Doshit për deputet
Previous article PAMJET EKSKLUZIVE/ Sherr mes të rinjve në Tiranë, gjakosen DY persona. Policia...

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT